Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Në qershor 1922, qeveria shqiptare iu drejtua Lidhjes së Kombeve (Komitetit Financiar) në Gjenevë me kërkesën që ajo të merrte nismën për ngritjen e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri. Kështu, në shtator të vitit 1922, Komiteti Financiar i Lidhjes së Kombeve dërgoi profesorin luksemburgas, ekspert në fushën ekonomike dhe financiare, Albert Calmès. Prof. Calmès paraqiti raportin në frëngjisht, me titull “Gjendja ekonomike dhe financiare e Shqipërisë”, ku trajton gjendjen e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore dhe sugjeronte masat që duheshin marrë.

 

Në mungesë të statistikave zyrtare, ky raport u bë pikënisja e të gjitha studimeve kushtuar zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në periudhën midis dy luftërave botërore dhe konsiderohet si një punim shkencor i argumentuar dhe tepër objektiv.

 

Në Shqipëri në atë kohë vlerësohej të kishte 50-100 milionë franga ari monedha në qarkullim dhe të thesarizuara. Prof. Calmès propozonte të krijohej një bankë emisioni dhe krediti, pjesërisht me kapitale të huaja dhe pjesërisht me kapitale të vendit, e të drejtohej nga të huajt.

 

Banka do të kishte të drejtën ekskluzive për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave. Përveç kësaj, do të merrej edhe me veprime krediti. Madje, krahas kësaj banke, do të krijohej edhe një bankë e veçantë, që të zhvillonte veprimtarinë e kreditit.

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara