Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një intervistë televizive tha se puna e tryezës së Reformës Zgjedhore do të mbyllet brenda majit. Ai gjithashtu nënvizoi se nuk mund të vihet si kusht në një dialog asgjësimi i atij me të cilin dialogon.

 

“Synimi është që brenda majit ne të mbyllim gjithë procesin e konsultimit politik për të gjetur të gjitha marrëveshjet e nevojshme për pikat e diskutueshme për të arritur në kompromis. Besoj se qershori është mëse i mjaftueshëm për të ndjekur procedurat në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë”, shprehet Gjiknuri.

 

Duke folur për punën që do të zhvillohet të hënën, Gjiknuri tha se “kemi akoma dy çështje të patrajtuara, problemin e reformës së sistemit zgjedhor, propozimet që ka sjellë opozita jashtëparlamentare dhe si kërkojmë të adresojmë disa probleme të mbetura, dhe për këtë duhet të biem dakord të vazhdojmë përpara duke përfshirë ekspertizën e ODIHR”, u shpreh Gjiknuri.

 

Në lidhje me propozimin e PD për qeveri tranzitore, Gjiknuri tha se “nuk mund të negociohet me parimin: që të quhet e pranuar, dua të asgjësohet ai që dialogon me mua”, trasmeton ATSH.

 

“Nga kjo pikëpamje, kjo është një çështje që e ka gjetur përgjigjen e saj që te dështimi i protestave të opozitës dhe dhunës së rrugës dhe përgjigja për këtë është dhënë me kohë. Nuk besoj se qeveria teknike është zgjidhja, por dua të qëndroj strikt të puna e komisionit zgjedhor, që ka të bëjë me reformimin e legjislacionit zgjedhor dhe jo të zgjidhim problemet e tjera kushtetuese që mendon opozita”, tha Gjiknuri.

 

8 maj 2020

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara