Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

Zhurma e anijeve të peshkimit nuk dëgjohet më. Uzinat janë mbyllur dhe turistë nuk ka.

Në lagunën shqiptare të Nartës, pandemia e koronavirusit po ”negocion” me flamingot që shëtisin aty, me siluetën e tyre elegante në një numër gjithnjë e në rritje.

Qetësia mbretëron tashmë në këtë hapësirë moçalore të ujit të kripur që ndodhet në veri të bregdetit të Vlorës, ndarë nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë bregdetar, ku ujërat e kaltra shkëlqejnë nën diellin e pranverës.

”Në situatën aktuale, kemi ndryshuar rolet, njeriu është i kufizuar, ndërsa fauna ka përfituar nga liritë që i janë dhënë nga natyra”, thotë Nexhip Hysolokaj, specialist i biodiversitetit.

Laguna e Nartës është një zonë e mbrojtur, por me kalimin e viteve, aktiviteti njerëzor dhe urbanizimi kanë shkaktuar dëme mbi mjedisin duke kërcënuar ekosistemet.

Sidoqoftë, pas shfaqjes së çështjes së rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri, më 9 mars, autoritetet zbatuan masa jashtëzakonisht shtrënguese, që ndërprenë jetën e vendit.

“Në Nartë, kjo do të thotë se varkat e peshkimit, motorët e të cilëve shqetësojnë zogjtë nuk dalin më, nuk ka më dhjetëra tragete dhe anije që kryenin çdo ditë linjën me Italinë dhe Greqinë duke u nisur nga porti i Vlorës aty pranë”, shton Nexhip Hysolokaj, kreu i zonës së mbrojtur.

Rezultati është rilindja për dyzet speciet e shpendëve shtegtarë që popullojnë këtë parajsë ornitologjike, me ishujt e vegjël të gjelbër dhe kodrat e saj me të mbjella.

Sipas një regjistrimi të realizuar nga personat përgjegjës për këtë vend, në janar ishin 1 961 flamingo, të ardhur nga Afrika, Italia, Greqia, Spanja dhe Camargue, në Francë.

Sot, ata janë më shumë se 3 000 që i ”gëzohen” lagunës.

Por, këtë vit, ekspertët shpresojnë se qetësia, e shoqëruar me bollëkun e ushqimit do t’i bëjë zogjtë të qëndrojnë për t’u riprodhuar dhe për të bërë fole.

“Sepse që prej tre javësh, çiftet e shpendëve lëvizin pak më tej në lagunë dhe hapin paradën e shfaqjeve të miqësisë”, thotë Nexhip Hysolokaj.

Të paktën 100 kilometra në veri, në parkun kombëtar të Divjakës, qëtësia është kthyer gjithashtu për pelikanin kaçurrel, i quajtur kështu për shkak të pendëve që e bëjnë të duket sikur ka veshur paruke.

Një ishull i vogël prej 22 kilometrash katrore, në qendër të lagunës, është i vetmi vend i mbarështimit për këtë zog të madh shtegtar në Shqipëri.

“Ky ishull pret rreth 85 çifte riprodhuese, numri më i madh i pelikanëve kaçurrelë të regjistruar në tridhjetë vitet e fundit”, sipas Ardian Koçi, drejtori i parkut. ATSH

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara