Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Pas bërjes publike nga vetë presidenti rus Putin, janë tashmë në dispozicion edhe rezultatet e parë shkencorë mbi efikasitetin e vaksinës ruse anti Covid e kodifikuar me emrin Sputnik. Të dhënat paraprake dëshmojnë se vaksina ka funksionuar në 100% të rasteve, duke stimuluar prodhimin e antitrupave specifikë, pa dhënë efekte anësorë të ndjeshëm. Kjo është ajo çka publikoi së fundi revista shkencore Lancet, nga më prestigjiozet në lëmin e kërkimeve bioshkencore.

Deklarata e vetë presidentit rus ngjalli jo vetëm këreshtje, por edhe shumë ironi në qarqe të ndryshëm e sidomos në rrjetet sociale. Shumëkujt nuk i pëlqeu ideja se rusët dolën të parët me një vaksinë të tillë, e cila, përveçse mund të jetë një zgjidhje për të mposhtur epideminë, do të jetë njëkohësisht edhe një nga bizneset më të fuqishëm në periudhën postCovid.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë  frenon hovin rus, duke deklaruar se cilado vaksinë, nuk do të shpërndahet më parë se vera e ardhshme. Sipas zëdhënëses së OBSH-së, “faza e tretë e kërkimit shkencor kërkon më shumë kohë, pasi duhet të verifikojmë efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës”.  Gjatë fazës së parë dhe të dytë, të 76 vullnetarët të cilët iu nënshtruan eksperimentimit të vaksinës ruse Sputnik prodhuan antitrupa. Këto të dhëna janë pritur me interes edhe në Perëndim, edhe pse priten rezultatet përfundimtare të fazës së tretë.

Është një pritje që nuk konsideron vetëm rezultatet shkencorë, por me siguri edhe interesat ekonomikë  dhe politikë që qëndrojnë pas vaksinimit në shkallë të gjerë.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara