Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell pritet që sot të qëndrojë në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, raporton voa.

 

Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit do të jenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Departamenti i Energjisë dhe Biznesit në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat.

 

Delegacioni përveç Prishtinës, do të qëndrojë edhe në Athinë, Beograd dhe Jerusalem.

 

Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar paralajmëron hapjen e zyrës së parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që “do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon”.

 

Kjo Korporatë Banka për Eksport-Import, nënshkruan gjatë kësaj jave letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, ndërmjet të dyja vendeve.

 

Nënshkrimi i letrave pasoi dakordimin e Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

 

Ambasadori Grenell shkroi në rrjetin twitter se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi është përparësi e administratës Trump”.

 

Vizita e delegacionit në katër vende pason “Marrëveshjet e Abrahamit”, për normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin.

 

Pjesë e dakordimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe pajtimi ndërmjet Izraelit dhe Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara