Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

 

Në Kosovë vitin e fundit eksporti drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje mbi 50 për qind. Vetëm deri në muajin qershor të këtij viti, kompanitë prodhuese kanë eksportuar rreth 40 milionë euro mallëra në shtete të ndryshme amerikane.

 

Në vitin 1994, Shaqir Palushi nga një fshat i komunës së Suharekës, rreth 70 kilometra larg Prishtinës, vendosi që bashkë me vëllezërit të fillonte prodhimin e lëngjeve nga frutat.

 

Kompania e tij “Fruteks” sot ka të punësuar rreth 200 persona dhe eksporton prodhimet e saj edhe në Shtetet e Bashkuara.

 

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, eksportin e kemi filluar në fillim të vitit 2020, pavarësisht pandemisë dhe kjo mendoj që na ka penalizuar se nuk kemi pasur ndonjë shtrirje shumë të gjerë. Por, aktualisht i kemi dy partnerë, njërin e kemi në Neylë York dhe tjetrin në California ndërsa brenda këtij muaji do të fillojmë po ashtu bashkëpunimin edhe me një partner tjetër në Pensilvania e kështu besoj se do të rritet shtrirja e produkteve në SHBA”, thotë ai.

 

Pijet alkoolike dhe joalkoolike janë në mesin e prodhimeve të Kosovës eksporti i të cilave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje, thotë zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

 

“Deri tash ne kemi eksportuar gjatë këtij viti rreth 40 milionë euro produkte të ndryshme, derisa nëse shikohet viti 2020 vërehet se ka pasur rritje mbi 50 për qind sepse në vitin 2020 janë eksportuar në Amerikë diku 23 milionë euro. Ndërkohë nga viti 2019 sërish i bie që ka pasur rritje shumë të madhe sepse atë vit kemi pasur vetëm 3 milionë euro mallra të eksportuara. Pra ka rritje në disa kategori që eksportohen drejt SHBA-ve”, thotë zoti Stavileci.

 

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se rritjen e eksportit nga Kosova në Amerikë e ka lehtësuar në masë të madhe ajo që njihet si “aranzhman i njëanshëm preferencial tregtar”.

 

“Një aranzhim tregtar i cili u mundëson shteteve në zhvillim, siç është Kosova, që të eksportojnë rreth 3500 produkte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa iu nënshtruar detyrimeve doganore. Në rastin tonë jemi me fat që nuk eksportojmë produkte të cilat do të përbënin konkurrencë të drejtpërdrejtë për produktet amerikane, kështu që gati të gjitha produktet që prodhohen në Kosovë bëjnë pjesë në ato të cilat lirohen nga detyrimet doganore”, thotë ai.

 

Zoti Palushi thotë se kjo masë e vendosur nga Shtetet e Bashkuara e ka bërë shumë të lehtë qasjen në tregun amerikan.

 

“Në një mënyrë a një tjetër do të thotë nuk kanë kosto më tepër pothuajse se sa kur shpërndahen në vendet e Ballkanit dhe kjo sigurisht që na jep një mundësi të mirë që ne ta rrisim prezencën tonë në këtë vend”, thotë ai.

 

Zoti Zeka thotë se prodhuesit në Kosovë duhet të shfrytëzojnë lehtësi të tilla edhe për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike të vendit nga pasojat e COVID-19ës.

 

“Është mirë që në tërë këtë fatkeqësi që ka godit globin e rrjedhimisht edhe Kosovën, këta 14-15 muaj prej shpërthimit të pandemisë, Kosova ka arritur që të shfrytëzojë çrregullimet që janë krijuar në zinxhirët global të furnizimit, kryesisht në ato që dikur janë njohur si fabrika globale në Kinë apo shtete të tjera aziatike. Uroj që ne të vazhdojmë të shfrytëzojmë këtë situatë të re që është krijuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19”, thotë ai.

 

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës aktualisht sektorët si mobilieria, tekstili dhe pijet prijnë për nga sasia e eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. VOA

 

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara