Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Mbulimi i zonave të veçanta të vendit me rrjet të shërbimeve celulare mbetet një problem ende në vitin 2020. Bëhet fjalë kryesisht për zona me terren të vështirë dhe ku operatorët nuk kanë interes ekonomik për të vendosur rrjetet e tyre të shërbimit, për shkak të numrit të pakët të abonentëve. Për të zgjidhur këtë problem, në vitin 2015 Këshilli Drejtues i AKEP nxori vendimet të posaçme që operatorët e telefonisë celulare të zbatonin detyrimet për mbulimin me shërbime broadband të zonave me dendësi të ulët dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar në zona të caktuara.

 

Nëpërmjet këtyre vendimeve u përcaktuan edhe zonat për mbulim me shërbim nëpërmjet investimeve të përbashkëta. Megjithëse mbulimi me shërbim duhet të mbyllej brenda vitit 2016, ende sot pjesa më e madhe e këtyre zonave nuk janë mbuluar me shërbim dhe vendimi i Këshillit Drejtues të AKEP nuk është zbatuar.

 

Sipas auditimit të protuberancës, të kryer vitin e kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ofrimi i shërbimit është mundësuar vetëm për zonat e Vermoshit dhe Valbonës. Për katër zonat e tjera të parashikuara në vendimin e AKEP, konkretisht Gërmenj, Kepi i Rodonit, Shkopet dhe Grykë Nokë, ende në fund të vitit 2019 nuk ofrohej shërbim.

 

Sipas AKEP, operatorët e telefonisë celulare pretendojnë se kanë pasur probleme me marrjen e lejes për vendosjen e antenave, ndërkohë që vetë AKEP nuk ka ndërmarrë asnjë masë për adresimin e problemeve të hasura dhe për moszbatimin e vendimeve të saj.

 

Ndërkohë jemi në prag të kapërcimit të radhës në teknologjinë 5G të shërbimeve të lëvizshme, ende shumë zona të vendit nuk kanë mbulim me internet broadband nga rrjetet e lëvizshme, madje disa prej tyre nuk kanë as mbulim bazik me sinjal GSM.

 

Sipas AKEP, mbulimi i territorit me rrjet 4G për vitin 2019 rezulton rreth 73%, nga 57% që raportohej për vitin 2018. Ndërkohë, gjithnjë mbështetur në shifrat zyrtare të AKEP, mbulimi i popullsisë ka arritur në rreth 95%. scan

 

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara