Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

Tenderi për ndërtimin e mbikalimit në Unazën e Madhe të Tiranës është pezulluar. Gara për ndërtimin e mbikalimit u hap në 20 tetor, por sot rezulton e ngrirë.

 

Shkak për këtë vendim është bërë situata e krijuar nga COVID-19, çka sipas dikasterit të transporteve ka ndikuar në veprimtarinë e subjekteve tregtare. Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi të zëvendësojë rreth-rrotullimin e Sukut me mbikalim, me argumentin se dinamika e zhvillimit të zonës ka sjellë fluks trafiku, por edhe për evitimin e aksidenteve. 1.5 miliardë është kosto e ndërtimit të veprës në rast se gara do të hapet sërish.

 

Një tjetër garë e pezulluar në infrastrukturën rrugore është edhe ajo për koncesionin e rrugës Milot-Fier.

 

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë qenë operatorët ata që kanë bërë kërkesë për shtyrjen e procedurës, për shkak të vështirësitë të hasura në përgatitjen dhe dorëzimin e të gjithë dokumenteve të kërkuara, raporton euronews.

 

Vlera e investimit për këtë aks rrugor arrin në 1.2 mld euro, ndërkohë që shteti do të garantojë 10% të financimit. Pjesa tjetër parashikohet të kryhet nga kompania private, që do të fitojë garën ndërkohë që kalimi në këtë aks do të jetë me pagesë. Autostrada Milot-Fier do të ketë një gjatë prej 115 km, ndërkohë që do të përshkruhet për 75 minuta.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara