Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, deklaroi se Moska ka gati vaksinën e parë kundër Covid-19, të zhvilluar nga instituti i Gamaleya.

 

“Mëngjesin e sotëm për herë të parë në botë, ekziston një vaksinë kundër infeksionit të koronavirusit”, deklaroi Putin.

 

Kjo deklaratë vjen pasi faza e tretë e testeve klinike të vaksinës, nisi javën e kaluar.

 

Putin zbuloi gjithashtu se vajzës së tij i është injektuar vaksina, duke i shkaktuar një temperaturë të lehtë, e cila i kaloi brenda pak kohësh, raporton Russia Today.

 

“E di që vaksina funksionon në mënyrë shumë efikase, garanton një imunitet të qëndrueshëm dhe i ka kaluar të gjitha kontrollet. Në vijim Rusia do të nisë prodhimin në masë të vaksinës. Gjithë atyre që po punojnë për vaksina të ngjashme, ju uroj sukses. Duhet t’iu jemi mirënjohës atyre që kanë bërë këtë hap shumë të rëndësishëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë botën”, deklaroi lideri rus.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara