Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate, ka shprehur qëndrimin lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës në detyrë, për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe vendosjen e masës së reciprocitetit.

 

“Autoritetet në Prishtinë vazhdojnë të manipulojnë me temën e heqjes së tarifave doganore 100 për qind për mallrat nga pjesa qendrore e Serbisë, të cilat u vendosën në nëntor 2018, dhe rezultuan që procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës të ndalet”, thuhet në deklaratë.

 

Nga 1 prilli, Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnjës.

 

Në rastin e Serbisë, atë e ka zëvendësuar me masa reciprociteti, kurse ndaj Bosnjës nuk ka marrë ndonjë masë shtesë.

 

Por, për autoritetet ruse, ky vendim është “një gjest tjetër i demagogjisë së ushtruesit të detyrës së kryeministrit, Albin Kurti”.

 

“Kështu, kosovarët nuk e kanë zbutur qëndrimin, ashtu siç u kërkuan mbrojtësit e tyre perëndimorë, por përkundrazi i forcuan parakushtet e tyre. Është thënë se edhe Uashingtoni, i cili mbështet plotësisht ‘pavarësinë e Kosovës’, ishte kritik për veprimin e fundit të Prishtinës. Ky veprim me qëllim e vonon mundësinë e rifillimit të dialogut me Beogradin”, thuhet në deklaratë.

 

Rusia e quan të çuditshëm edhe reagimin e Bashkimit Evropian, pasi që, siç thuhet BE-ja “duhet të përgjigjet me një vlerësim të matur të situatës pa favorizuar asnjë nga palët”.

 

Moska kërkon nga autoritetet e Kosovës heqjen pa kushte të masave ndaj Serbisë.

 

Tarifa ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga qeverish e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

 

Masa ishte marrë për shkak të, siç thuhej, fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe kundër pavarësisë së saj.

 

Për shkak të tarifës, Beogradi pezulloi pjesëmarrjen në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Pas heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe dhe vendosjes së masës së reciprocitetit, nga ana e qeverisë në detyrë të Kosovës, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur këtë hap.

 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqje të tarifës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

 

“Bashkëpunimi rajonal është kyç ashtu si është tregtia e lirë, në një kohë krize si tash me përballjen me COVID-19”, tha ai në Twitter.

 

Por, Shtetet e Bashkuara, përmes ambasadës së tyre në Prishtinë, thanë se kundërshtojnë masat e reciprocitetit, që u ka vënë Qeveria në detyrë e Kosovës mallrave nga Serbia.

 

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika i lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngufatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë./REL

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara