Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Si sot, 545 vite më parë, lindi skulptori, arkitekti dhe poeti i madh i Rilindjes italiane, Mikelanxhelo. Një nga skulpturat më të famshme të realizuara prej tij është Statuja e Davidit, për të cilën, Mikelanxhelo, punoi në vitet 1501-1504, kur u shpall Republika e Firences në Itali.

Mikelanxhelo zgjodhi ta paraqiste Davidin si atlet, me një karakter burrëror dhe gati për të luftuar. Në kohën kur Firence po kalonte në vështirësi, Mikelanxhelo përdori Davidin, mbretin e dytë të Izraelit, e në të njëjtën kohë, figurë mitike e Biblës, si model të kurajës heroike, me shpresën se fiorentinasit do ta kuptonin mesazhin e tij. Ky hero biblik i ri demonstronte idenë se fuqia shpirtërore e brendshme mund të provojë të jetë më efektive se armët. Hobeja që Davidi mban në dorë është i vetmi element kompozicioni që na lejon të identifikojmë figurën mitike të tij. Kuptimi i Davidit bëhej plotësisht i qartë, nëse marrim parasysh rrethanat historike të krijimit të tij. Me këtë statujë, Mikelanxhelo u provoi bashkëkohësve të tij, që ai jo vetëm ishte më i mirë se artistët modernë, por edhe se ata grekë e romakë, duke ndërthurur bukurinë e jashtme me format e të shprehurit dhe me mendimin e fuqishëm.

Statuja e Davidit pasqyrohet edhe në serinë e monedhave numizmatike të vitit 2001, që Banka e Shqipërisë ka emetuar me rastin e 500-vjetorit të krijimit të kësaj statuje. Vizatimet e të tre monedhave janë realizuar nga piktori Namik Prizreni. BSh

 

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara