Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

 

Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, në Ditën Botërore të Turizmit është bërë hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër. Nga Brodi i Dragashit, përfaqësues të turizmit nga Kosova e Shqipëria, kanë bërë thirrje për vazhdim të fushatës “Pusho Shqip”, pasi kështu do të zhvillohet ekonomia dhe do të punësohen qytetarët e vendit.

 

I pranishëm në aktivitet, ministri i Turizmit i Kosovës, theksoi se “turizmi në të dyja vendet tona ka potencial të madh për të marketuar. Ndaj ne, dy ministrat e Turizmit, po punojmë në ndërtimin e guidave të përbashkëta turistike”.

 

“Duke qënë i vetëdijshëm se sektori i turizmit është i rëndësishëm për vendin tonë kemi vendosur të rrisim buxhetin dhe investimet në këtë sektor. Në duam të falenderojmë operatorët turistik që na pritën gjatë këtij sezoni turistik”, u shpreh ai.

 

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi theksoi se “Pusho Shqip” synoi transformimin e turizmit në të dy anët e bjeshkëve  për të promovuar në mënyrë të përbashkët, një destinacion i cili nuk ka nevojë të ketë ndarje administrative.

 

“Doja të falemnderoja operatorët turistikë kosovarë që kanë mbajtur një ritëm të jashtëzakonshëm. Deti është i çdo shqiptari jo vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë, ta shndërrojmë në destinacion  në rajon”, tha Klosi.

 

“E këtu në Dragash, një vend që vizitohet shumë nga shqiptarët e Shqipërisë, paramendoni si do të jetë e ardhmja e kësaj zone nëse ne bashkojmë Shishtavecin me Kosovën,  por edhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të mbledhin forcat e të mbështesim njëri-tjetrin, t’u bëjmë thirrje të vizitojnë Dragashin dhe të vizitojnë të gjitha pikat tona të Kosovës”, tha ai.

 

I pranishëm në aktivitet, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shpreh se ky përbën hapin e dytë drejt turizmit pa kufi, nën moton “Të ecim së bashku shtigjeve të Dardanisë”, duke vijuar atë çka iniciuam së bashku në sezonin veror nën moton “Pusho Shqip”, raporton atsh.

 

“Qëndresa përkrahë njëri tjetrit e  ministrit Klosi dhe atij të Kosovës , Veseli tregoi se kjo është një sipërmarrje e përbashkët e cila mund të jetë shumëfish më produktive”, u shpreh Leli.

 

 

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara