Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Diskutim historik i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo 

 

në Komisionin për të Drejtat e Patjetërsueshme

 

Kemi diskutuar mbi të drejtat njerëzore. Jemi dakord për gjërat kryesore, për gjërat që kanë vërtetë vlerë në këtë komb të madh.  Kemi bërë të njohur se si Baballarët Themeluesë të këtij kombi erdhën në këtë tokë për të gëzuar frutin e lirisë dhe jo për të shpërndarë nënshtrimin. Jemi të gjithë dakord me faktin se vetë Deklarata e Pavarësisë është edhe deklarata më e rëndësishme mbi të drejtat e njeriut e shkruar ndonjëherë.  Ajo ka bërë që të jenë ide qëndrore të këtij kombi liria e njeriut dhe barazia e të drejtave të njeriut. E, siç kam theksuar edhe në Claremont Institute gati një vit më parë, dëshmojmë se Amerika merr forcë dhe mirësi nga idealet e saj themeluesë dhe se politika e jashtëme jona duhet të bazohet mbi këto ideale. Por e dimë këtë: nuk mund të bëjmë mirë – në vendin tonë apo kudo gjetkë – nëse nuk dimë ekzaktësisht se në çfarë besojmë dhe përse besojmë në të. Dhe është për këtë arësye që i kërkova profesoreshës Glendon të formojë një komision të përbërë nga studiozët dhe aktivistët më të njohur.

 

I kërkova atyre të mos shpikin parime të rinj, por të japin këshilla mbi të dejtat e njeriut, të bazuara mbi parimet themeluesë të kombit tonë dhe mbi parimet e Deklaratës Universale të të Drejtave të   vitit 1948. Ngaqë pa këtë themel, pa këtë themel, përpjekjet tona për të mbrojtur dhe për të promovuar të drejtat e njeriut nuk janë të lidhura e, kësisoj, janë të destinuara të falimentojnë. Kështu lindi Komisioni për të Drejtat e Patjetërsueshme.

 

Këto të drejta, këto të drejta të patjetërsueshme, janë thelbësore. Janë themelet mbi të cilat është ndërtuar ky vend. Janë themelore për gjithë çka jemi sot dhe për gjithë çka duam me zemër  si amerikanë.

 

Themeluesët e Amerikës nuk shpikën “të drejtat e patjetërsueshme”, por  afirmuan qartë e dukshëm në Deklaratën e Pavarësisë se njerëzit janë “krijuar të barabartë” dhe se atyre “Krijuesi u ka dhënë disa të drejta të patjetërsueshme.. midis të cilave, Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë”.

 

Kështu, këta njerëz të ndriçuar, e dinin që çdo qënie njerëzore ka një vlerë në vetvete, pikërisht në cilësinë e humanitetit të vet – një ide kjo biblike dhe e thellë. Siç shkruante Alexander Hamilton,” Të drejtat e shenjta njerëzore …janë shkruar si me një rreze dielli… nga dora e vetë Hyjnisë; dhe nuk mund të fshihen apo të errësohen nga pushteti i vdekshëm”.  Sot kjo mund të tingëllojë si ide e zakonshme për disa nga ju, por ajo ishte një ide e rëndësishme. Deri më 1776-tën, njerëzit ishin kudo të qeverisur nga forca dhe brutaliteti.  Baballarët Themeluesë i ndërruan kursin historisë kur themeluan një komb të bazuar mbi parimin se qeveria nuk është për të zvogëluar apo për të anulluar të drejtat e individit, sipas kapriçiove të atij që ka pushtetin, por për t’i garantuar ato.

 

Nuk do të harroj kurrë  se sa më tërhoqën në fillim idetë e Baballarëve  Themeluesë. Si kadet, tashmë shumë vite më parë, në West Point, m’u dha uniforma, një pushkë dhe Kushtetuta federale. Kam ende një kopje. Disa e kanë parë mbi tavolinën time të shkrimit. Tashmë është paksa e vjetëruar, por unë  i jam rikthyer  disa herë atyre ideve qendrore që ata njerëz i sollën këtij kombi të madh. Dhe është e rëndësishme, është shumë e rëndësishme për çdo amerikan, për çdo diplomat amerikan, të njohë se si Themeluesët i kuptonin të drejtat e patjetërsueshme. Siç edhe do t’a shihni, kur do të keni mundësinë të lexoni këtë raport, aty theksohet se kryesorja midis këtyre të drejtave është e drejta e pronës dhe liria fetare. Askush nuk mund të gëzojë nga kërkimi i lirisë nëse nuk ka në duart e tij frytet e punës së tij dhe asnjë shoqëri, asnjë shoqëri nuk mund ta mbajë legjitimitetin e saj dhe karakterin virtuoz të saj pa lirinë fetare. Themeluesët tanë e dinin. Ata e dinin se besimi ishte thelbësor për të ushqyer virtytet personalë të qytetarëve tanë. Raporti flet pikërisht për këtë.

 

Në letrën, tashmë të famshme, drejtuar hebrejve të Newport, Xhorxh Uashingtoni (George Washington) vërejti me krenari se SHBA “nuk sanksionojnë fanatizmin dhe nuk i japin ndihmmë asnjë përndjekjeje”

 

Themeluesët tanë e njihnin po ashtu edhe natyrën bjerrëse të njeriut. Alexander Hamilton  shkruante në Federalist 10: “Njerëzit janë ambicjozë, hakmarrës, të rrëmbyer”. Kështu, me urtësinë e tyre, vendosën një sistem që të kontrollonte instiktet tanë më të këqinj njerëzorë dhe të siguronte që qeveria të mos shkelte të drejtat e patjetërsueshme.

 

Qeveria e kufizuar, e strukturuar në dokumentet tanë, mbron këto të drejta. Ashtu siç edhe afirmon raporti “ shumica është e prirur r të prekë lirinë personale dhe funksionarët publikë janë të prirur për të vënë interesat personale dhe ato të përkatësisë  përpara interesit publik”.

 

Gjenialiteti – gjenialiteti i Themeluesve tanë ishte i dukshëm tek një njeri në veçanti. Më 1838-tën një avokat 28-29 vjeçar mbajti një diskutim në një gjimnaz të rinjsh në Springfield, Illinois. Abraham Linkoln tha: “Gjendemi nën qeverisjen e një sistemi  institucionesh politikë që përçojnë thelbësisht  qëllimet e lirisë qytetare dhe fetare, më shumë se sa në të gjithë historinë e kaluar”. Kjo është ende e vërtetë. Kjo është ende e vërtetë për Amerikën e sotme. Amerika është thelbësisht e mirë dhe ka shumë për t’i ofruar botës, ngaqë Themeluesët tanë njohën që në fillim ekzistencën e të drejtave të patjetërsueshme dhe projektuan një sistem mbrojtës të tyre e që i reziston kohës.

 

Duhet të them se kohët e fundit, të thuash se “Amerika është thelbësisht e mirë” është shndërruar në një kundërthënie.

 

Komsioni nuk e ka sinkronizuar raportin e tij me ngjarjet sociale qe po turbullojnë kombin tonë kohët e fundit.  Megjithkëtë, relacioni e prek këtë moment dhe do ta bëj edhe unë, ngaqë  prishjet e rendit të kohëve të fundit janë të lidhura me kapacitetin tonë për të vënë parimet tanë themeluesë në qendër të gjithë çka bëjmë si amerikanë dhe si diplomatë në të gjithë botën.

 

Është mëse e vërtetë se në momentet e themelimit të kombit tonë, vendi nuk arriti të garantojë të drejtat e të gjithëve. Vendosja e skllavërisë ka qënë devijimi më i rëndë i kombit tonë nga parimet themeluesë të tij. Kemi nxjerrë jashtë nga tokat e tyre ançestrale të parët e kësaj toke (indianët e Amerikës – shën. ynë). Edhe politika jonë e jashtëme nuk është  bazuar gjithnjë në idenë e sovranitetit, kaq e rrënjosur në zemër të themeleve tanë. Por në mënyrë vendimtare, në mënyrë shumë vendimtare, parimet themeluesë të kombit tonë na japin një standart bazë me anë të të cilit mund të shohim peshën e falimentimeve tanë si dhe një kuadër politik që na ka dhënë instrumentet për të hequr njëherë e përgjithmonë skllavërinë dhe për të vendosur barazinë para ligjit, pa dallim race.

 

Jo gjithmonë bëhen të njohura këto të vërteta themelore sot. Nuk flitet për hapat e mëdhenj që kombi ynë ka bërë për të realizuar premtimin e themelimit tonë si komb dhe të një bashkimi më të përkryer.  Nga Seneca Falls, a Browën vs. Board of Education deri në marshimin paqësor të udhëhequr nga doktor Martin Luther King Jr., amerikanët  e kanë pretenduar premtimin e trashëguar të të drejtave të patjetërsueshme.

 

E megjithkëtë, thelbi i vërtetë i asaj çka do të thotë të jesh amerikan e madje edhe vetë mënyra amerikane  e jetesës, janë nën sulm nga shumë anë. Në vend të kërkohet të përmirësohet Amerika, shumë zëra të njohur shpërndajnë urrejtjen për parimet tanë themeluesë.

 

Presidenti Trump foli  në Mount Rushmore më 4 Korrik. Tradita jonë e të drejtave është tashmë e sulmuar nga shumëkush.

 

Projekti 1619 i  New York Times – i quajtur kështu për shkak të vitit kur u transportuan skllevërit e parë  në Amerikë, tenton të bëjë të besueshme se vendi ynë është themeluar mbi skllavërinë njerëzore. Ata duan që ti të besosh se institucionet amerikane vazhdojnë të reflektojnë pranimin e skllavërisë nga ana e vendit në momentin e themelimit.  Duan që të besosh në ideologjinë marksiste, sipas së cilës, në Amerikë nuk ka gjë tjetër veçse shtypës dhe të shtypur. Partia Komuniste Kineze duhet të ndjehet e luntur kur shikon se Newë York Times  promovon këtë ideologji. Disa persona i kanë marrë për zemër këto doktrina false. Të revoltuarit që rrëzojnë statujat nuk shikojnë asgjë të gabuar në çshenjtërimin e monumenteve të atyre që kanë luftuar për të drejtat tona të patjetërsueshme, që nga themelimi ynë e deri në kohën tonë. Kjo është një pamje e errësuar e lindjes së Amerikës. Unë e refuzoj atë! Është një lexim i shtrembëruar i historisë. Është një shpifje ndaj njerëzve ë mëdhenj të këtij vendi. Asgjë më shumë larg së vërtetës se si jemi themeluar dhe të drejtave për të cilat flet ky relacion.

 

Komisioni na kujton: ka një citim të Frederick Douglas, një ish-skllav i çliruar, i cili e shihte Kushtetutën si një “dokument të lavdishëm dhe lirie”. E kështu është.

 

Amerika është e veçantë. Amerika është e mirë. Amerika i bën mirë të gjithë botës.

 

Në javët e fundit kam patur mundësinë të kaloj dy herë në varrezën e Arlingtonit, siç mendova edhe sot. E më vijnë në mendje qindra mijërat e të rinjve të sakrifikuar nga Amerika gjatë luftës civile. I harrojmë, duke rrezikuar kështu shumë.  Ajo luftë e madhe për të drejtat nuk ka qënë e vetmja në historinë amerikane. Ka shumë amerikanë të jashtzakonshëm të impenjuar në detyrën për të mbajtur premtimet e Deklaratës.

 

Kombi ynë ka përgjegjësinë të rrënjosë vlerat tona themeluese dhe të çmojë zbatimin e tyre. CS Lewis e tha këtë kur u ankua rreth faktit se “krijojmë njerëz pa gjoks dhe presim nga ata virtyte dhe gadishmëri. Qeshim me nderin dhe çuditemi kur shohim tradhëtarë mes nesh”.

 

Duhet të përmirësojmë punën. Amerka duhet të ndërtojë mbi idealet themeluesë të saj dhe liderët e saj duhet t’i mbrojnë pa patur frikë”.

 

Është e qartë  – dhe ky relacion e nxjerr edhe më në pah – se të drejtat e patjetërsueshme janë themelore për çka jemi si amerikanë. Dhe është këtu ku unë ndërhyj si Sekretar i Shtetit. Këto të drejta duhet të qëndrojnë në bazë të politikës sonë të jashtëme. Vetë Deklarata është çështje e politikës sonë të jashtëme. U shkrua për të shpjeguar se përse kombi ynë u shkëput nga tirania britanike.  Nëse besojmë me të vërtetë – nëse besojmë me të vërtetë se të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme, të paprekshme, të përhershme, universale, ashtu siç bënë Themeluesët tanë, atëherë mbrojtja e tyre duhet të jetë themeli i çdo përpjekjeje diplomatike. Në të vërtetë, përkushtimi ynë për të drejtat e patjetërsueshme në vendin tonë është shndërruar në një fanar shprese për burra dhe gra në të gjithë botën që luftojnë për lirinë e tyre. Shembujt janë të shumtë. Ju përmend disa:

 

Natan Sharansky – i cili kur dëgjoi diskutimin e Presidentit Regan mbi “Perandorinë e së Keqes” (Regan i referohej Bashkimit Sovjetik të asaj kohe – shën.ynë) tha se hyri më në fund një “rreze shprese” në qelinë e tij të errët ku vuante dënimin.

 

Vitin e kaluar, Hong Kongu valviti flamurin amerikan për të protestuar  kundër represionit komunist. Nuk ekziston një tjetër simbol më i njohur i lirisë në të gjithë botën.

 

Sot jam krenar që kem këtu Wei Jingsheng, i konsideruar babai i lëvizjes demokratike kineze. Më 5 Dhjetor të vitit1978, elektriçisti i ri i kopështit zoologjik të Pekinit, tundi botën me kurajon per të publikuar pikpamjet e tij domethënëse në murin e demokracisë në Pekin. Zoti Wei insistonte me kurajë mbi faktin se Katër Modernizimet e PKK-së në industri, bujqësi, mbrojtje dhe shkencë nuk ishin të mjaftueshme për ta shndërruar Kinën në një komb modern dhe civil. Duke rikujtuar Lëvizjen e 4 Majit, të disa gjeneratave më parë, ai tha se Kina ka nevojë për një modernizim të pestë: Demokracinë.

 

Partia Komuniste Kineze e ka burgosur disa herë zotin Wei për këtë. Deri sa më 1997 ai emigroi. Emigroi në SHBA, nga ku ka vazhduar apelin e tij kurajoz ndaj Partisë Komuniste Kineze, për të respektuar të drejtat e patjetërsueshme që Zoti i ka dhënë edhe çdo qytetari kinez – që nga Tibeti në Tianmen e që nga Hong Kongu në Hubei.

 

E nëse i qëndrojmë idesë se parimet tanë themeluesë duhet të përshkojnë politikën tonë të jashtëme dhe në veçanti të nxisin njohjen dhe zbatimin e të drejtave të patjetërsueshme, duhet të vendosim se si ta shtrojmë këtë çështje në të gjithë botën.  Tanimë, duhet të jemi realistë, ngaqë detyra jonë e parë është garantimi i lirive amerikane. Kjo është ajo çka bëra me dorën time të djathtë, kur u betova në marrjen e detyrës si Sekretar i Shtetit.

 

Përkushtimi ynë ndaj të drejtave të patjetërsueshme nuk do të thotë se kemi mundësinë të përballojmë të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut kudo dhe në çdo moment. Në fakt, përpjekja jonë për drejtësi mund të përballet me realitete politikë të ngurtë që pengojnë një aksion efikas. Promovimi i të drejtave mund të zhvillohet përmes mjeteve diplomatike, por herë-herë as kjo nuk do të jetë e mundur. Deklarata jonë nuk është një liçensë për aventurizëm jashtë vendit dhe as e udhëheq atë. Ndaj jemi të detyruar të bëjmë zgjedhje të vështira, mbi të gjitha mbi të drejtat që duhet të promovojmë si dhe mënyrat si ta bëjmë këtë.  Amerikanët nuk kanë vetëm të drejta të patjetërsueshme, por edhe të drejta pozitive, të drejta të garantuara nga qeveritë , gjykatat, organizmat shumëpalësh. Shumë prej këtyre të drejtave meritojnë  të mbrohen sipas parimeve tanë themeluesë, të tjera të drejta jo. Edhe të vendosësh cilat janë prioritetet në të drejtat për t’u mbrojtur është e vështirë. Thelbi i parimeve mbi të cilët jemi themeluar na ndihmon të gjykojmë se cilat kombe po i shkelin të drejtat që për ne janë më të rëndësishme. Siç vërejti njëherë në njëkohë ish gjykatësi Skalia: “Bashkimi Sovjetik kishte një kartë të gjatë të drejtash. Kishte me bollëk premtime stimuluesë, por ato premtime… ishin të kotë”.

 

Më shumë të drejta nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë drejtësi.

 

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë arritur deri më tani fitore të lavdishme për jetët tona, nga mposhtja e fashizmit deri në rënien e komunizmit në Europën Lindore dhe në dhënien fund të aparteidit. Tashmë projekti i madh dhe fisnik i shekullit të XX-të për të drejtat e njeriut është në krizë. Regjimet autoritare kryejnë çdo ditë shkelje të rënda të të drejtave njerëzore, në të gjithë botën, në Nikaragua, në Venezuelë, në Zimbabve, Iran, Rusi, Birmani, Kinë, Korenë e Veriut. Lista është shumë e gjatë. Shumë grupime të të drejtave të njeriut kanë ngatërruar parimet e vërtetë me përkatësitë politike. Ndaj shikojmë që mekanizmat shumëpalësh për të dejtat njerëzore po na zhgënjejnë. Këshilli për të drejtat njerëzore i Kombeve të Bashkuar zbaton urdhërat e diktatorëve dhe largon vështrimin nga krimet më të këqinj ndaj të drejtave njerëzore në kohën e sotme.  Gjer edhe gjykatat ndërkombëtare i kanë braktisur të drejtat e patjetërsueshme. Gjykata Penale Ndërkombëtare po i drejton sytë ndaj amerikanëve dhe izraelianëve dhe jo nga ayatollahët e botës. Ndërsa mediat tona pak kureshtare analizojnë rallëherë ndonjë nga këto gabime. Në fakt,  New York Times refuoi të publikojë përfundimet e profesoreshës Glendon mbi raportin e këtij komisioni, çka më çon në përfundimin se ajo është akoma më e rrezikshme se senatori Tom Cotton.

 

Projekti jetësor për të drejtat e njeriut të shekullit të XX-të nuk ka qënë i lidhur dhe ka nevojë të ringjallet. Kjo është me rrezik për amerikanët dhe është vdekjeprurëse për të tjerë në të gjithë botën.  Puna e këtij komisioni shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet amerikane për të përballuar këtë krizë të të drejtave të njeriut dhe është momenti i mirë për ta bërë këtë.

 

Për fatin e mirë, Amerika është në këmbë, përballë sfidave të tilla të frikshme.

 

Kur të lexoni raportin, do të shihni se komisarët nuk ishin dakord me të gjitha gjërat, por ishin dakord me faktin se SHBA duhet të “mbrojnë me forcë” të drejtat njerëzore në politikën tonë të jashtëme dhe unë nuk mund të jem veçse dakord. Asnjë komb tjetër është më i pajisur se ne për ta bërë këtë. Kemi resurset më të bollshëm, diplomatët më të bazuar mbi parimet dhe mbi bindjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në cilindo komb të botës. Dhe kemi mjete të shumtë në dispozicionin tonë për t’i arritur këto objektiva.

 

Duhet  – e po e bëjmë – të shërbejmë si shembull edhe brendapërbrenda vendit. Dhe sfidoj cilindo në botë në përmirësimin e demokracisë sonë të fortë, të debateve tanë të fuqishëm dhe të impenjimit tonë të përhershëm për t’u përmirësuar akoma më shumë.

 

Është shumë e rëndësishme – dhe relacioni reflekton mbi këtë  – se duhet të kthejmë mbrapsh logjikën e barazvlefshmërisë morale.  Vitin e kaluar, një botues i njohur i një media të njohur amerikane më pyeti nëse “ka ndonjë arësye për të besuar se Kina është një vend më pak moral se Amerika?”. Mendova se do të mëduheshin dy shekuj për t’iu përgjigjur sot. Janë me të vërtetë të gjitha arësyet jo vetëm për të besuar, por edhe për të ditur se kombi ynë i veçantë i siguron qytetarëve të tij pafundësisht më shumë liri nga sa Partia Komuniste Kineze mund t’ia lejojë vetes. Por vetë fakti që dikush e bën një pyetje të tillë është kaq thellësisht shqetësues.

 

Raporti  gjithashtu i përgjigjet edhe kësaj pyetjeje. Thotë, duke cituar “ Nuk mund të ketë barazvlefshmëri morale midis vendeve që i respektojnë të drejtat që nuk arrijnë të shkojnë drejt idealeve të tyre dhe vendeve që i shkelin rregullisht dhe masivisht të drejtat njerëzore të qytetarëve të tyre”.

 

Kështu, edhe ne do të kultivojmë “farën e të drejtave njerëzore”. Shoqëri të lira dhe të begatshme nuk mund të kultivohen vetëm me dorën e qeverisë.  Ato duhet të ushqehen me dorën e edukuesve patriotikë,  nëna dhe baballarë të pranishëm, fetarë të urtë, të afërm shtëpie, vullnetarë të përhershëm, njerëz biznesi të ndershëm dhe qytetarë të tjerë të besuar dhe të qetë. Kemi përgjegjësinë e të edukuarit dhe të të mbrojturit. Zyrat tona diplomatike në të gjithë botën kanë funksionarë enkas për të drejtat njerëzore që punojnë për të promovuar vlerat amerikane. Une dhe stafi im në Departamentin e Shtetit kemi promovuar lirinë fetare kudo ku shkojmë. Kam takuar të mbijetuar nga persekutimi fetar  dhe krerë fetarë, që nga papa Françesko tek Epifania metropolitan e Kievit, nga Rabini Krye i Mbretërisë së Bashkuar tek Arkipeshkvi i Kanterbërit.

 

Ne mund të nxjerrim në pah abuzimet dhe, siç ndodh edhe në publikimet e raporteve tanë vjetorë, japim një pasqyrë të qartë mbi përpjekjet e botës, mbi lirinë fetare, mbi të drejtat njerëzore dhe mbi trafikimin e qënieve njerëzore. Asnjë komb tjetër dedikon kaq shumë resurse vetëm nxjerrjes së të vërtetës mbi shkeljet e të drejtave njerëzore në të gjithë botën.

 

Edhe ne mund të autorizojmë njerëz nga kombe të tjerë për të promovuar të drejtat e tyre sociale dhe ekonomike.  USAID-i ynë zhvillon këtë punë me rëndësi thelbësore, ashtu si dhe programi ynë W-GDP,  i cili ndihmon gratë të zhvillohen si sipërmarrëse. Gratë, për fat të keq,  pësojnë më shumë nga shkelja e të drejtave njerëzore. Mund t’i ndihmojmë që të bëjnë më shumë për të drejtat e tyre.

 

Mund të punojmë në mënyrë të frytshme edhe me kombe të tjerë. Kemi punuar me 60 vende për të ndihmuar popullin venezuelan për të rifituar demokracinë e mohuar nga diktatura e Moduros. Kemi edhe instrumenta dënueshmërie, siç janë edhe sanksionet që u kemi vënë autorëve të shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran, në Kubë dhe një paralajmërim që kemi përhapur mbi Xinjangun dhe shoqëritë që kanë aktivitet atje. Duam të sigurohemi se asnjë sipërmarrje amerikane po përfiton me gjegjësi nga puna skllavëruese atje.

 

Pikërisht javën e kaluar, Departamenti i Shtetit  dhe Departamenti i Thesarit i kanë vënë sanksione disa udhëheqësve kinezë të nivelit të lartë, të përfshirë në atë që e kam quajtur “njolla e shekullit” – abuzimet masive kundër uigurëve dhe myslyamnëve të tjerë turq në rajonin kinez të Xinjiangut. Bëjmë gjithë këto gjëra, politika jonë e jashtëme bën gjithë këto gjëra, në interes të të drejtave të patjetërsueshme.

 

Kam krijuar këtë komision ngaqë Amerika, e vetmja midis kombeve, ka aftësinë të mbrojë të drejtat njerëzore të çdo qënieje njerëzore të bërë sipas imazhit të Zotit, pavarësisht kujt kombi i përket.  Por për ta bërë këtë në mënyrë më efikase, duhet të theksojmë korrektësinë dhe vlefshmërinë e parimeve themeluesë të Amerikës. Është e sigurtë që, nëse Amerika humb atje, humb shpirtin e saj dhe kapacitetin tonë për të bërë mirë në të gjithë botën.  Nëse u përmbahemi këtyre parimeve,  ia japim  këtë aftësi.

 

Në të njëjtin diskutim në liceun që përmenda më parë, Presidenti Linkoln ka njohur këtë të vërtetë mbi garancinë e lirive amerikane. E dinte se rreziku i vetëm për Amerikën kishte për të ardhur nga brenda. Dhe e tha në këtë mënyrë: “nëse do të na ndodhte, do të nxirrte krye mes nesh”. Donte të thoshte se Amerika do të përballonte të gjitha sfidat nga jashtë, me kusht që kombi t’i qëndronte besnik parimeve themeluesë të tij.

 

Dhe siç ishte kur Linkoln foli, ashtu është edhe sot.

 

Për botën, Amerika është ylli që ndriçon më shumë kur nata është e errët. Presidenti Regan një ditë tha: “ Nëse e humbim lirinë këtu, nuk ka vend ku të ikim. Kjo është e vetmja rezistencë mbi tokë”. E shoh këtë në gjithë çka po ndodh në botë sot.

 

Jam plot besim se ylli amerikan do të ndrisë në qiej deri atëherë sa të mund të mbajmë kuptimësinë korrektë të të drejtave të patjetërsueshme në qendër të përpjekjeve tona të pafundme për të garantuar lirinë për popullin tonë dhe për të gjithë njerëzimin.

 

Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara!

 

 

Më shumë

Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, […]

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës po me cilat prioritete?

Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit: për dy vjet Vend i vogël me politikë të jashtme konstruktive.   Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të […]

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi.   Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur.   Ka qenë viti […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara