Friday 21 June 2024
Friday 21 June 2024

 

Shtetet e Bashkuara po dënojnë ndërhyrjen e Kinës për të imponuar një ligj të ri për sigurinë në Hong Kong. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka thënë se nëse ky ligj miratohet, do të jetë këmbanë vdekjeje për autonominë e atij territori. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine sjell më shumë hollësi.

 

Përleshjet shpërthyen të premten në Këshillin Legjislativ të Hong Kongut, ndërsa ligjvënësit pro-demokracisë protestuan kundër lëvizjes së Kinës për të imponuar ligje të sigurisë kombëtare në territorin gjysëm autonom. Masa e re do të ndalonte ndarjen dhe veprime që bien ndesh me qeverinë e Kinës.

 

Në Uashington, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i dënoi veprimet e Pekinit, të cilat mund t’i japin fund lirive politike që e kanë dalluar prej kohësh Hong Kongun nga Kina kontinentale, duke e quajtur atë një “propozim katastrofik”.

 

Protestuesit në Hong Kong dhe ligjvënësit pro-demokracisë thonë se ligji për sigurinë i propozuar nga Kina do të nënkuptonte “fundin e Hong Kongut”. Disa ligjvënës amerikanë pajtohen. Rick Scott është senator republikan.

 

“Jam vërtetë i shqetësuar për të gjithë qytetarët e Hong Kongut. Kina komuniste e udhëheqr nga Partia Komuniste, dëshiron të heqë të drejtat e tyre themelore.”

 

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha për Zërin e Amerikës se administrata e Presidentit Trump e kupton se pas 40 vitesh përpjekje të botës për ti afruar ato në gjirin e saj, Partia Komuniste e Kinës ka refuzuar rendin ndërkombëtar.

 

“Ndërsa përpiqemi të gjejmë fusha për të punuar sëbashku, ne jemi të vetëdijshëm se Partia Komuniste e Kinës dhe kryetari Xi reagojnë vetëm ndaj forcës. Shtetet e Bashkuara kanë forcën të qëndrojnë përballë Kinës kur ata po shkelin angazhimet e tyre ndaj botës. Ne do ta bëjmë këtë.”

 

Në Hong Kong të premten, udhëheqësja e territorit Carrie Lam, që është pro-Pekinit, u tha gazetarëve se qeveria e saj mbështet legjislacionin e planifikuar për të përmirësuar sigurinë kombëtare dhe do të zbatojë ligjin pasi të miratohet.  VOA

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara