Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

 

Mijëra njerëz shënuan sot në qytetit e Nju Jorkut, në kryeqytetin e vendit Uashington dhe në Shanksville të Pensilvanisë 19 vjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 që lanë 3 mijë persona të vrarë pas rrëmbimit të 4 avionëve, dy prej të cilëve goditën kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, njeri Pentagonin dhe tjetri u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Në qytetin e Nju Jorkut ceremonitë u zhvilluan në memorialin e 11 shtatorit, aty ku si çdo vit që nga sulmi, lexohen emrat e viktimave përfshirë dhe ata të një sulmi në vitin 1993 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. Në të gjithë qytetin u mbajt një moment heshtjeje në orën 8:46 të mëngjesit me orën lokale pikërisht koha kur një nga avionët u përplas me Kullën Veriore.

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden shënuan 19-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit me pjesëmarrjen e tyre në ceremonitë përkujtimore. Zoti Trump udhëtoi për në zonën rurale të Shanksvillit në Pensilvani, ku një prej avionëve u rrëzua në fushë duke vrarë të gjithë pasagjerët në bord. Edhe zoti Biden pritet të shkojë në Shanksvill por pjesmarrja e tij dhe e Presidentit Trump në ceremoni ndodh në dy momente të ndryshme.

Ndërsa presidenti Trump mbajti një fjalim në ceremoninë përkujtimore të mëngjesit në Shanksville, zoti Biden ndodhej në Nju Jork në ceremonitë përkujtimore që u zhvillua në Manhatanit e poshtëm ku ishte i pranishëm edhe Nënpresidenti Mike Pence.

Në një moment të rrallë dëshmi e uljes së tensioneve gjatë asaj që është shndërruar në një fushatë të hidhur, zoti Biden iu afrua zotit Pence për ta përshëndetur. Nënpresidenti aktual dhe ish-Nënpresidenti takuan bërrylat, si një formë që po zëvendëson përshëndetjen klasike me shtrëngim duarsh për shkak të pandemisë.

Ndërsa një takim i ngjashëm mes Presidentit Trump dhe zotit Biden nuk pritet të ndodhë në Shanksvill, dita megjithatë do t’i sjellë dy kandidatët më pranë fizikish seç kanë qenë gjatë këtyre muajve. Megjithëse vendi do të përqendrohet tek ceremonitë përkujtimore, rëndësia politike e vizitave të tyre në Shanksville vështirë të injorohet. Pensilvania është një shtet vendimtar për zgjedhjet e vitit 2020. Zoti Trump fitoi katër vite më parë me më pak se 1 për qind dhe demokratët shpresojnë se mund ta kthejnë atë në bastion të tyren pas më pak se dy muajsh.

Zoti Biden u tha gazetarëve në Nju Jork se do t’i shmangej komenteve politike në një ditë zie kombëtare që po ndodhte mes një situata të rëndë që po kalon vendi për shkak të pandemisë.

Zoti Trump dha një mesazh patriotik në Shanksville ndërsa risolli në mendje rrëzimin e avionit me numër Fluturimi 93, për të cilin zyrtarët arritën në përfundimin se ishte nisur për në kryeqytetin e vendit Uashington, por që u pengua nga pasagjerët që u përpoqën të gjithë bashkë tua heqin nga duart terroristëve, drejtimin e avionit.

Heronjtë e fluturimit 93 mbeten një kujtesë e përjetshme se pavarësisht rrezikut, kërcënimit, apo mundësive për mbijetesë, Amerika gjithmonë do të ngrihet, do të qëndrojë lart e do të luftojë sërish“, tha zoti Trump, duke iu drejtuar familjeve të të vrarëve. “Sot çdo rrahje zemre në Amerikë është e lidhur me zemrat tuaja“, tha Presidenti Donald Trump.

Zoti Trump vuri në dukje gjithashtu se si vendi u bashkua pas 11 shtatorit.

Ishte një unitet i bazuar tek dashuria për familjet tona, kujdesi për fqinjët tanë, besnikëria ndaj bashkëqytetarëve, krenaria për flamurin tonë të madh, mirënjohja për policinë dhe punonjësit e ndihmës së parë, besimi në Zot dhe refuzimi për t’u përkulur ndaj dhunës, frikës, shtypjes dhe së keqes”, tha ai.

Presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump mbajtën gjithashtu një moment heshtje brenda avionit Air Force One në 8:46 të mëngjesit, që përkon me kohën kur avioni i parë goditi Qendrën Botërore të Tregtisë 19 vite më parë.

Çfarë ndodhi atë ditë?

Nëntëmbëdhjetë persona të lidhur me grupin terrorist al-Kaeda kryen rrëmbimin e katër avionëve. Osama bin Laden dhe al Kaeda morën përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse. 11 shtatori, sulmi më vdekjeprurës në tokën amerikane që nga Pearl Harbori në 1941, ndryshoi përgjithmonë perceptimin e Amerikës mbi sigurinë dhe nxiti Presidentin e atëhershëm George W. Bush të shpallte luftë kundër terrorizmit, çka pasoi me një luftë në Afganistan.

Lufta e SHBA-së kundër terrorizmit

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja rrëzuan grupin Taleban nga pushteti në Afganistan. Lufta atje vazhdon edhe pse në fillim të këtij viti SHBA dhe Talebanët nënshkruan një marrëveshje që synon t’i japë fund konfliktit. Pas sulmeve terroriste Shtetet e Bashkuara u vunë në kërkim prej vitesh për udhëheqësin e al-Kaedës Osama bin Laden dhe në maj 2011 një ekip i forcave speciale të Marinës amerikane bastisi një vendstrehim në Abotabod të Pakistanit ku ai u qëllua për vdekje.

Memorialet që nderojnë viktimat

Përkujtimore për nder të atyre që u vranë gjatë sulmeve terroriste janë ngritur në Nju Jork, Virxhinia e Pensilvani. Pjesa e dëmtuar e Pentagonit, pas rrëzimit të avionit, u rindërtua menjëherë. Ndërtimi i një kulle të re në Qendrën Botërore të Tregtisë mori kohë të gjatë, por tashmë ajo ngrihet mbi horizontin e Manhatanit në Nju Jork, si ndërtesa më e lartë në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara