Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është te zgjedhjet dhe rezultatet finale, përmetarët duket se kanë një problem social që prek komunitetin e tyre.

 

Ata sot kanë dalë në një protestë paqësore në sheshin e qytetit, në shenjë mos-dakordësie lidhur me shpimet-kërkimet që kompania SHELL po kryen në lumin Vjosa.

 

Këto punime dhe kërkime bëhen për të gjetur naftë dhe gaz natyror dhe nëntoka do mund të studiohet vetëm duke bërë shpërthime në zona të ndryshme.

 

Në vitin 2018, Shell nënshkroi një kontratë me qeverinë për të lejuar eksplorimin në këtë pjesë të vendit, i njohur ndryshe si Blloku 4. Kjo përfshin pjesë të mëdha të lumit Vjosa, lumin e fundit të egër të Evropës dhe subjektin e një fushate ndërkombëtare për ta caktuar atë si Park Kombëtar.

 

Fushata përfshihu OJQ lokale dhe ndërkombëtare, kompaninë Patagonia dhe aktorin Leonardo di Caprio. Ajo filloi pasi një numër hidrocentralesh ishin planifikuar përgjatë saj.

 

Kryeministri Edi Rama ka caktuar disa pjesë të lumit si Zona të Mbrojtura dhe tha “historia ka mbaruar“, duke mos i dhënë mbrojtje të plotë përmes statusit të Parkut Kombëtar. Kontrata e vitit 2018 me Shell dhe mundësia e naftës është mbase arsyeja që ai ka refuzuar ta përcaktojë atë si të tillë.

 

Sondazhet tregojnë se 94% e shqiptarëve dëshirojnë që Lumi Vjosa të caktohet si Park Kombëtar.

 

Vjosa është një nga lumenjtë e egër ’të fundit në Evropë. Është i njohur gjerësisht se ka një nga ekosistemet më të spikatura dhe të rëndësishme në rajon.

 

Njoftimi i djeshëm

 

Te dashur miq! Muajin e fundit nje fenomen i frikshem eshte duke ndodhur ne luginen e Vjoses! GEOTECH, nje kompani italiane e nenkontraktuar nga SHELL eshte duke bere piketime per te realizuar shperthime ne menyre qe te studiohet nentoka dhe te merren informacione mbi rezervat e naftes dhe gazit natyror. I gjithe komuniteti eshte shume i shqetesuar. Ne degjesat publike te realizuara nga perfaqesues te SHELL ne Shqiperi, banoret u thane njezeri JO, kerkimeve per hidrokarbure ne kete zone. Ne te gjithe e dime mire se sa e rrezikshme eshte kjo per ekosistemin, shendetin, turizmin, bujqesine, monumentet e brishta te kultures qe rrezikohen nga shperthimet, etj. E megjithate, me shume se 1 vit pas kesaj, ata vijojne punimet pa marre parasysh vullnetin e banoreve. Per kete arsye qytetaret e Permetit dhe Kelcyres, banoret e fshatrave, operatoret turistike, etj, mblidhen neser ne oren 10.00 ne sheshin e qytetit te Permetit per nje proteste paqesore kunder kerkimeve per nafte dhe gaz natyror nga çfaredolloj kompanie. Ne besojme fort se e ardhmja e gjithe rrethit te Permetit eshte turizmi i cili nuk mund te ekzistoje paralelisht me puset e rafinerite e naftes e gazit. Nese e ndjeni qe kjo eshte edhe kauza juaj, bashkohuni neser me ne ne oren 10.00 ne shesh, ne Permet!

 

 

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara