Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

 

60% e shqiptarëve pranojnë vaksinimin kundër koronavirusit, ndërkohë që 11 % kanë marrë dozën e parë anti Covid dhe rreth 20 mijë persona mund të quhen të imunizuar me të dyja dozat.

 

Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino gjatë prezantimit të një studimi në Akadaminë e Shkencave tregoi se nuk kanë munguar problemet pas vaksinimit ndërsa tha se po verifikohen nga një grup ekspertësh.

 

“Udhëzime për të njohur dhe për të hetuar këto ngjarje tromboembolike dhe ngjarje të tjera pas vaksinimit. Kemi pasur edhe trombocitopeni pas vaksinimit edhe nga Pfizer dhe nga të tjerat në mënyrë që këto të adresohen për të parë shkakun”, ka thënë ajo.

 

Ndërkohë mjekja Bino  pranoi se nisja e vaksinimit me AstraZeneca në një kohë kur shumë shtete ishin skepktike ndaj saj  nuk ishtë një vendimmarrje e lehtë.

 

“Edhe sipas udhëzimit të CDC kur ke mangësi apo dyshime në një grup pa mbyllur grupin në të cilin është prioritar ti adreson një grup tjetër edhe kjo ishte një element I rëndësishëm në lidhje me vaksinën.edhe nga mesazhi që merrnim nga vendet e Be-së që e ndronin herë pas here, porn ë komunikim nga ekspertë në Britani morëm dhe një vendim”, ka thënë ndër të tjera Bino.

 

Instituti I Shëndetit Publik po kryen studime rreth efektivitetit të vaksinës  tek personeli shëndetësor në 5 spitale jo Covid. Deri tani nuk ka pasur mjekë apo infermierë të infektuar pas dozës së dytë të Pfizer.   Ndërkohë në të gjithë vendin janë kryer rreth 346 mijë vaksinime.  Me nisjen e muajit të Ramazanit  autoritetet shëndësore thonë se ritmi ka rënë pasi shumë besimtarë refuzojnë vaksinën anti covid.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara