Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, e ka fituar betejën me koronavirusin. Prej disa ditësh ai po kurohej në një spital në Turqi bashkë me të atin, i cili pas komplikacioneve të shkaktuar nga COVID-19 humbi jetën.

 

Ceremonia mortore e të ndjerit është zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen shumë qytetarëve, edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, Myftiu ka edhe një mesazh.

 

“Falënderim e mirënjohje! Në emrin e familjes së Haxhi Bardhyl Sytarit me djem, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të përzemërta për mbështetjen dhe lutjet e panumërta, me të cilat na keni qëndruar pranë në këto ditë”, – shkruan ai mes të tjerash në një postim në Facebook.

 

 

 

Postimi i Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari në Facebook:

 

 

Falënderim e mirënjohje!

 

Në emrin e familjes së Haxhi Bardhyl Sytarit me djem, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të përzemërta për mbështetjen dhe lutjet e panumërta, me të cilat na keni qëndruar pranë në këto ditë.

 

Allahu ju shpërbleftë dhe e pranoftë këtë mirësi tuajën, Babën tonë të shtrenjtë e mëshiroftë, shëndetin tuaj e begatoftë, të mirat e kësaj bote e të përtejmes jua shtoftë e paçi përherë bekimet e mëshirën e Tij në këtë botë e në të përtejmen!

 

Mirënjohje e falënderim pa fund për myftilerët, imamët, hoxhallarët, thirrësit islamë, prijësit fetarë, drejtuesit e shoqatave, medresesë Shkodër, mediat lokale, organet e rendit, policisë rrugore e miqtë e shtrenjtë nga qytetet e ndryshme të vendit dhe në veçanti ata që na nderuan nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Mali i Zi, të cilët na dhanë forcë e mbështetje shpirtërore e qytetare në këtë rast, me pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e lutjes së përcjelljes së Babës tonë.

 

Një falënderim i veçantë për stafin e Myftinisë Shkodër, për mbështetjen, angazhimin dhe përkujdesjen për mbarëvajtjen e ceremonisë dhe nderimin e miqve!

 

Falënderime të përzemërta për krejt miqtë e mirë të diasporës, shokë, komshi e vllazëri dhe mesazhet e tyre të përzemërta, të cilat ishin si balsam në plagë.

 

Ju jemi mirënjohës dhe lutemi me zemër për secilin prej jush!

 

Imam Muhamed Sytari dhe Denis Sytari.

Shkodër, më 25 nëntor 2020

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara