Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Shërbimi Informativ i Shtetit raporton se biznese të ligjshme në ndërtim dhe hoteleri -turizëm mbeten sektorët kryesorë të pastrimit të parave “të pista” me origjinë nga aktivitetet kriminale.

SHISH në raportin e dytë për 2019 ngre shqetësimin se të ardhurat e paligjshme të krijuara ndër vite nga aktivitetet kriminale po pastrohen nëpërmjet bizneseve të ligjshme, sidomos në zonat urbane dhe në bregdet.

“Në vendin tonë, një sasi e konsiderueshme e parave “të pista” e ka origjinën nga aktiviteti kriminal ndër vite i individëve dhe grupeve të përfshira. Të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në vijimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në biznese të ligjshme. Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi, etj. Zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar”, thuhet në raport.

Sipas SHISH niveli i lartë i informalitetit dhe korrupsionit po favorizojnë një sërë krimesh në ekonomi, si mashtrimet me taksat, kontrabandën, krijimi i kompanive fiktive që mbeten faktorë me risk të lartë për qëndrueshmërinë ekonomike.

“Ndër aktivitetet më të përhapura të krimeve në ekonomi evidentohen mashtrimet në fushën e taksave dhe doganave, hartimi i faturave fiktive të shit-blerjes, krijimi i operatorëve ekonomikë fiktivë, kontrabanda e mallrave të akcizës, pastrimi i parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal. Faktorë favorizues evidentohen korrupsioni dhe niveli i informalitetit në ekonomi. Pavarësisht përpjekjeve serioze për reduktimin e informalitetit nëpërmjet modernizmit të shërbimeve dhe rritjes së ndëshkueshmërisë, mbetet problematikë shqetësuese, që vështirëson procesin e identifikimit të të ardhurave me origjinë të paligjshme dhe sekuestrimin apo konfiskimin e tyre”, thekson raporti i SHISH.

Sipas Shërbimit Shtetëror Informativ rrjetet energjetike nuk kanë qenë target i organizatave terroriste. “Vlerësojmë se mundësia për sulme terroriste kundër infrastrukturës energjetike, mbetet relativisht e ulët. Rreziku për sulme kibernetike nga aktorë shtetërorë kundër infrastrukturës në sektorin energjetik, nuk është i përjashtuar”, thuhet në dokument, citon ‘monitor’.

SHISH-i sipas të dhënave të publikuar në raport, ka prodhuar për vitin 2019, 4087 informacione për klientët brenda dhe jashtë vendit. Krahasuar me vitin 2018, ka 486 produkte informative më shumë, ose rreth 13% më shumë.

Për shkak të rritjes të veprimtarisë antiligjore që zhvillohet jashtë vendit, SHISH ka rritur informacionin e destinuar për jashtë vendit, duke zënë peshën kryesore me 2,366 informacione, ose 58% të informacionit, ndërsa ai për klientët brenda vendit është 1,721 informacione, ose 42% të totalit.

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara