Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Nga legalizimet në zonat e mbrojtura, te mosrespektimi I distancave nga rrugët, lumenjtë, apo digat, deri te mosrespektimi I afateve kohore e mosvjelja e detyrimeve. Kontrolli i Lartë i shtetit ka zbardhur një listë të gjatë shkeljesh të kryera nga ish Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t gjatë vitit 2019.

 

Në raportin përfundimtar të auditimeve, të disponuar nga Televizioni Scan, KLSH nënvizon se janë legalizuar objektet pa u arkëtuar taksa e ndikimit në infrastrukturë, ku mungon bashkëpunimi me Bashkitë duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit 69,1 milionë lekë.

 

Në rreth 50 % e tyre lejet e legalizimit janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave” pa u arkëtuar detyrimi I parcelës ndërtimore;

 

Janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, është cenuar trupi i rrugës, nuk ka korrespodencë shkresore me ARRSH si organi kompetent;

 

Po ashtu, KLSH konstaton se janë kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit, përroi, kanal dhe digë pa respektuar distancat nga brigjet dhe në këtë rast procesi I legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit;

 

Në regjistrimin e dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”.

 

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara