Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Shkencëtarët izraelitë janë shumë afër zbulimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit të ri, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë në Izrael, Ofir Akunis. Nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planit, vaksina do të jetë gati brenda pak javëve dhe do të jetë në treg brenda 90 ditësh, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

“Urime për MIGAL (Instituti Galilee për Hulumtime) për këtë lajm të mahnitshëm”, tha Akunis. “Jam i bindur se do të këtë përparime në këtë fushë, duke na mundësuar një kundërpërgjigje kundër kërcënimit global Covid-19”, tha më tej ministri.

Në katër vitet e fundit, një skuadër me shkencëtar të MIGAL kanë qenë duke zhvilluar vaksina kundër infeksioneve dhe viruseve që sulmojnë organet e frymëmarrjes (IBV), të cilat edhe shkaktojnë sëmundjet bronkiale. Efektiviteti i vaksinës ka rezultuar i suksesshëm gjatë provave paraklinike në Institutin e Veterinarisë.

“Në fillim qëllimi i jonë ishte të zhvillonim teknologji për këto sëmundje dhe jo një vaksinë specifike për këtë apo atë lloj virusi”, tha Dr. Chen Katz, lider i grupit të bioteknologjisë në MIGAL. “Korniza shkencore për vaksinën bazohet në një vektor të ri të paraqitjes se proteinave, e cila formon një proteinë të tretshme që jep antigjenin viral në indet e mukozës nga endicitoza e vetaktivizuar, duke bërë që trupit të formon një antitrup kundër virusit”.

Endicitoza është një proces qelizor në të cilin substancat futen në një qelizë që rrethohet me një membranë qelizore, duke formuar një vezikul që përmban materialin e tretur.

Në provat paraklinike, skuadra ka demonstruar që vaksinimi oral shkakton nivele të larta të antitrupave specifik në IBV, thotë Katz.

“Le ta quajmë këtë një fat të madh”, tha ai. “Ne vendosëm ta zgjedhim koronavirusin si një model për sistemin tonë sa për ta provuar konceptin e teknologjisë sonë”.

Por pasi shkencëtaret vëzhguan në një vijë ADN-në e koronavirusit të ri që është përhapur në tërë botën, studiuesit e MIGAL e ekzaminuan atë dhe zbuluan që koronavirusi i shpendëve ka ngjashmëri të madhe gjenetike me atë të njerëzve dhe se ka efektin e njëjtë të infeksionit, gjë që rrit gjasat për krijimin e një vaksine për njerëzit në një kohë shumë të shkurtër.

“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që ta përshtatim atë me radhitje të re”, thotë ai. “Ne jemi në mes të procesit dhe shpresojmë që pas disa jave ta kemi vaksinën gati për përdorim klinik. Po, pas pak javëve, nëse çdo gjë shkon si duhet ne do ta kemi vaksinën që mbron nga koronavirusi”.

MIGAL do të jenë përgjegjës për zhvillimin e kësaj vaksine të re, por kjo do të shkojë nëpërmes një procesi kohor, përfshirë provat klinike dhe në fund prodhimin e saj, thotë Katz.

Akunis tha se e ka udhëzuar ministrinë e tij, drejtorin gjeneral që t’i shpejtojnë procedurat e aprovimit me qëllimin që të sjellin sa më shpejt vaksinën për njerëzit në treg.

“Duke qenë se ka nevojë globale për vaksinën kundër koronavirusit, ne po bëjmë gjithçka që mundemi që ta përshpejtojmë këtë zbulim”, tha CEO i MIGAL, David Zigdon. Vaksina “do të aprovohet brenda 90 dite”, thotë ai.

Do të jetë një vaksinë orale, që do ta bëj të pranueshme atë për të gjithë njerëzit, tha Zigdon.

“Momentalisht ne jemi në kontakt intensiv me partneret tanë potencial që do të ndihmojnë përshpejtimin për ta testuar atë në njerëz dhe të arrimë në produktin përfundimtar”, tha ai. Izraeli Sot

 

14.3.2020

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara