Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Lidhja Social Demokrate (LSDM) ka arritur të mbledhë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve të parlamentit, tashmë të shpërndarë, për ta rimbledhur parlamentin dhe për të mundësuar kështu vazhdimin e punës për institucionin më të lartë ligjvënës të vendit. Nismën e LSDM-së e kanë mbështetur partitë shqiptare Aleanca, Besa, PDSH dhe deputetët e shkëputur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

LSDM-ja vlerëson se mbledhja e parlamentit në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme (për shkak të koronavirusit) është e ligjshme dhe kushtetuese. LSDM-ja ka për qëllim thirrjen e seancës së parlamentit për miratimin e vendimin të fundit të Presidentit Stevo Pendarovski për vazhdimin prej 30 ditësh të gjendjes së jashtëzakonshme si dhe vënien në funksionim të parlamentit sipas nevojave.

Partia më e madhe në pushtet përmend nenin 63 të Kushtetutës ku thuhet se “mandati i deputetëve në Parlament mund të zgjatet vetëm në rast të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”. Por, Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka qëndrim tjetër. Ai është shprehur se nuk ka mundësi për ta thirrur parlamentin, i cili është shpërndarë dhe deputetët kanë lënë mandatet, ndërsa ai vetë është kryetar në detyrë, në largim, me fuqi të kufizuara administrative. Ndërkohë që zoti Xhaferi pret ta marrë zyrtarisht këtë kërkesë, duket se për këtë çështje do të duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, lidhur me situatën e koronavirusit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të mërkurën lehtësimin e masave për lëvizjen dhe qarkullimin e qytetarëve në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Kështu, ora policore që fillonte çdo ditë pune në 16:00, prej të enjten do të fillojë nga ora 19:00 dhe do të zgjasë deri në 5:00 të mëngjesit. Grupmosha mbi 67 vjeç që kishte vetëm dy orë në dispozicion, tani do të mund të dalë nga shtëpia nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 12 të drekës, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do ta kenë lirinë e lëvizjes nga ora 13:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të punës. Ndërkohë, kufizimi i lëvizjes gjatë fundjavës për të gjithë qytetarët do të fillojë nga e shtuna në orën 15 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 5:00. Mosha e tretë gjatë fundjavës do të mund të lëvizë jashtë shtëpive nga ora 5:00 deri në 11:00, si dhe të rinjtë deri në 18 vjeç nga ora 12 deri në 15:00. Ky vendim hyn në fuqi nga dita e nesërme, e enjte 23 prill. Po ashtu, masat udhërojnë përdorimin e maskave për fytyrë nga të gjithë qytetarët në vende publike të ambientit të mbyllur si markete, dyqane, institucione shëndetësore, banka, posta, etj, por edhe në ambinete të hapura kur nuk mund të ruhet distanca fizike prej 1.5 deri në 2 metra.

Lehtësimet e tilla fillimisht ishin kërkesë e ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së së opozitës, por që u mbështet nga Shtabi republikan i Krizës për menaxhimin me koronavirusin dhe më pas kabineti qeveritar i Kryeministrit teknik Oliver Spasovski bëri disa modifikime për ta zgjeruar më tej lëvizjen e qytetarëve.

Nga ana tjetër, mbetet ndalesa për lëvizjen nëpër parqe dhe pyje, një masë kjo që shikohet si e ashpër dhe e panevojshme nga grupet dhe shoqatat e alpinistëve. Këto grupe thonë se nuk janë konsultuar fare nga autoritetet kur kanë marrë vendimin për mbylljen e parqeve dhe shtigjeve pyjore për qytetarët.

Gjendja me rastet me COVID-19 duket se po ruan kurbën e drejtë, madje duket se ndoshta ka filluar edhe rënien. Në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja që e çon numrin e përgjithshëm në 1259, por vetëm pak mbi 900 pacientë aktivë.

1 person i moshës 51-vjeçare ka vdekur në spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Ai ishte pranuar më 9 prill në gjendje mjaft të rëndë dhe ishte vendosur në respirator për frymëmarrje artificiale. Të shëruar vetëm brenda 24 orëve të fundit rezutojnë 6 pacientë në kushte spitalore dhe 42 që kanë qëndruar në izolim dhe me terapi shtëpiake. VOA

22 prill 2020

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara