Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

 

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Votave të shumicës parlamentare iu bashkangjitën edhe votat e opozitës shqiptare që ishin vendimtare për kalimin e tij.

 

 

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 62 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” dhe me miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Votat e opozitës shqiptare ishin vendimtare për kalimin e këtij projektligji të diskutueshëm. Regjistrimi i popullsisë do të realizohet në prill të këtij viti, 19 vjet nga regjistrimi i fundit i realizuar në vitin 2002.

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi, se është turp që vendi  për 20 vjet nuk e ka realizuar procesin e regjistrimit të popullsisë. Zaev ka qenë këmbëngulës në mbështetje të këtij procesi, i cili sipas tij do të ndihmojë në krijimin e politikave ekonomike të vendit.

 

“Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e suksesshëm të procesit të regjistrimit, jam i bindur se do të kemi një operacion statistike të suksesshëm, i cili do të japë rezultate të sakta që  do të na ndihmojnë në krijimin e politikave ekonomike, zhvillim rajonal të barabartë dhe mbrojtje shëndetësore “, u shpreh Zaev.

 

Opozita maqedonase braktis seancën gjatë votimit

 

Miratimit të Ligjit u parapri nga debat i ashpër mes partive në pushtet dhe partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE, e cila e bojkotoi votimin e Ligjit për regjistrim. Opozita maqedonase vlerëson, se regjistrimi nuk do të tregojë numrin real të popullsisë, në veçanti përqindjen e shqiptarëve në shtet. VMRO-DPMNE është kundër përfshirjes së qytetarëve që jetojnë përkohësisht jashtë vendit në numrin e përgjithshëm të popullsisë, meqënëse kjo, sipas kësaj partie, do t’i prishte shifrat reale të popullatës që jeton në Maqedoninë e Veriut. VMRO-DPMNE-ja ka nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për regjistrim, duke paralajmëruar se nuk do t’i njohë rezultatet e tij.

 

“Ligji nuk ka asgjë të përbashkët me standardet evropiane dhe se licitimi i parakohshëm me numra dhe përqindje të popullsisë vërteton se do të jetë një proces politik dhe jo një proces statistikor”, vlerëson koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski.

 

Edhe pas miratimit, vazhdojnë dyshimet në ligjin për regjistrim

 

Edhe pse e votuan ligjin, opozita shqiptare përsëriti vërejtjet duke theksuar mungesën e metodologjisë se si do të realizohet votimi dhe se nuk kanë besim në Entin Shtetëror të Statistikës. Propozimi i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për formimin e Komisionit Shtetëror për Regjistrim është refuzuar nga shumica parlamentare.

 

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi thotë se komisioni shtetëror për regjistrim i formuar nga përfaqësues politik dështoi para 10 viteve.

 

“Propozimi është një dallim thelbësor konceptual dhe u tregua i pasuksesshëm në vitin 2011. Ndaj ky propozim është i papranueshëm”, thotë  Arbër Ademi.

 

Sipas deputetes së LSDM-së Snezhana Kalevska Vançeva, nëse do të formohej komision sipas propozimit të opozitës, atëherë i bie që politika do të futet në regjistrim.

 

“Komisioni i përbërë nga përfaqësues të partive politike do të thotë ta fusim politikën në një proces statistikor. Qëndrimi i shumicës parlamentare është që politikën duhet ta përjashtojmë nga ajo që do të thotë operacion më i rëndësishëm statistikor”, deklaron Snezhana Kalevska Vançeva.

 

Megjithatë opozita maqedonase mbetet në dyshimet se regjistrimi do të jetë proces politik. DW

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara