Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rik Daems, me rastin e 25-vjetorit të pranimit të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës.

 

“Sot vendi im, Shqipëria, mbush 25 vjet si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës. Gjatë këtyre viteve, me mbështetjen e fuqishme të Këshillit të Europës dhe partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, Shqipëria ka bërë përparime shumë të mëdha drejt parimeve e standarteve të demokracisë, konsolidimit  të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut dhe  sundimit të shtetit të së drejtës.

 

Bashkëpunimi i Shqipërisë me Këshillin e Europës përfshin aktualisht mjaft fusha me rëndësi jetike për progresin e vendit, si forcimi i demokracisë nëpërmjet ligjit, reformimi dhe forcimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër terrorizmit dhe financuesve të tij, lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtja dhe konsolidimi i të drejtave të pakicave etj.

 

Kuvendi i Shqipërisë është aktualisht i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues dhe çeljen e negociatave.

 

Europa është sot vendi më i bukur në botë. Programet e zhvillimit të 70 vjetëve të fundit, të mbështetura nga Këshilli i Europës, Bashkimi Europian dhe vendet e tyre anëtare, e kanë bërë kontinentin më pak konfliktual dhe më shumë solidar dhe kanë zbutur mjaft prej asimetrive të kontinentit, të trashëguara nga historia. Kufijtë kulturorë dhe politikë të Europës po bëhen më pak të përfillshëm dhe po afrohen gradualisht me kufijtë gjeografikë të saj. Goditja prej pandemisë na rikujtoi, gjithashtu, për rëndësinë e vlerave tona të përbashkëta.

 

Shqipëria është një vend i vogël dhe periferik i Europës, por me identitet, histori e rrënjë në kulturën dhe qytetërimin europian. Vendi im, ashtu si Ballkani Perëndimor, po shndërrohet gradualisht në një vlerë të shtuar për familjen europiane.

 

Me rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, gjej rastin të përsëris angazhimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të kontribuar në përmbushjen me sukses të standarteve të kësaj organizate të madhe europiane, përkushtuar të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të shtetit të së drejtës dhe t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për Ju.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara