Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), themeluar në vitin 1951 është organizata kryesore ndërqeveritare në fushën e migracionit dhe bashkëpunon ngushtë me partnerë qeveritarë, ndërqeveritar dhe jo qeveritar. Me 173 shtete anëtare, 8 shtete të tjera që mbajnë statusin e vëzhguesit dhe zyrat në mbi 100 vende, IOM është i përkushtuar në promovimin e migracionit njerëzor dhe të rregullt për të mirën e të gjithëve. IOM ofron shërbime dhe këshilla për qeveritë dhe migrantët dhe ndihmon në sigurimin e menaxhimit të rregullt të migracionit, promovon bashkëpunimin ndërkombëtar për çështjet e migracionit, ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve praktike për problemet e migracionit dhe punon për të siguruar ndihmë humanitare për migrantët në nevojë, përfshirë refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Kushtetuta e IOM njeh lidhjen midis migracionit dhe zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor, si dhe të drejtën e lirisë së lëvizjes. Nëntë Zyrat Rajonale të IOM mbikëqyrin, planifikojnë, koordinojnë dhe mbështesin aktivitetet e IOM brenda rajonit. Zyrat Rajonale janë përgjegjëse për rishikimin dhe miratimin e projektit dhe ofrojnë mbështetje teknike për Zyrat e vendit, veçanërisht në fushën e zhvillimit të projektit.

IOM punon në katër fusha të gjera të menaxhimit të migracionit:

  • Migracioni dhe zhvillimi;
  • Lehtësimi i migracionit;
  • Rregullimi i migracionit;
  • Migracioni i detyruar.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit ka qenë e pranishme në Shqipëri nga viti 1992, ndërsa Shqipëria u bë shtet anëtar i IOM në 1993. IOM kontribuon në mënyrë aktive në zbatimin e Programit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2017-2021 dhe mbështet Strategjinë Kombëtare të Qeverisjes së Migracionit 2019-2022, në përputhje me Kuadrin e Qeverisjes së Migracionit.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara