Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

Banka e Shqipërisë ka diversifikuar rezervën valutore të vendit duke riinvestuar një pjesë të saj në ar gjatë vitit 2019.

 

Burimet zyrtare në Bankën e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi mori vendim për blerjen e shumës 94 lingota ar (37,600 onz ose rreth 1.05 ton ar). Blerjet për shumën e miratuar të arit monetar u realizuan gradualisht gjatë periudhës qershor – dhjetor 2019.

 

Gjatë vitit 2019, rezerva valutore bruto, e vlerësuar dhe e raportuar në monedhën euro, është ulur me rreth 36.21 milionë euro, duke regjistruar në fund të muajit dhjetor vlerën 3,359.70 milionë eur, ku përfshihet edhe ari monetar, në një shumë prej 119.34 milionë euro ose 3.6% e totalit.

Në fund të vitit 2019, përbërja sipas monedhave e rezervës valutore bruto ishte, USD 20.0%, euro 65.1%, GBP 2.6%, JPY 2.4%; AUD 1.4%; SDR 3.3%; AR 3.6%; RMB 1.8%., raporton Monitor.

 

Viti 2019 është karakterizuar sërish nga një luhatshmëri e lartë e nivelit të rezervave të tepërta të bankave të nivelit të dytë pranë Bankës së Shqipërisë. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar rezervën bruto paraqiten të grupuara si më poshtë:

 

1- Veprimet e lidhura me aktivitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë pasur ndikim negativ në shumën 324.23 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:

– hyrje neto nga lëvrimi i huave të dhëna 176.60 milionë euro; ü transferta përfshirë shërbimin e borxhit 500.83 milionë euro.

2- Veprimet e bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 65.48 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:

-Derdhje nga bankat e nivelit të dytë në llogarinë e tyre pranë Bankës së Shqipërisë për plotësimin e rezervës së detyrueshme për veprime që lidhen me kapitalin, etj. 1,944.16 milionë euro;

– Transferta 1,883.34 milionë euro;

-Hyrje neto për llogari të subjekteve të tjera (ASD, etj.) 4.66 milionë euro.

 

3-Veprimet e Bankës së Shqipërisë kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 184.77 milionë euro, sipas zërave të m ëposhtë :

-Blerje e valutës nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera 157.08 milionë euro:

-Nga bankat e nivelit të dytë 154.60 milionë euro;

-Nga institucione të tjera (në neto) 2.48 milionë euro.

-hyrje nga interesa, kupona, etj. (të llogaritura në bazë cash-i) të krijuara nga investimi i rezervës valutore llogariten në 32.51 milionë euro;

-Shlyerja e detyrimeve të mbetura të Bankës së Shqipërisë ndaj FMN-së 0.27 milionë euro;

-Transferta 4.55 milionë euro.

 

4-Faktorët e tregut kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 37.77 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:

-Luhatjet në kursin e këmbimit të monedhave në përbërje të rezervës valutore kanë ndikuar pozitivisht vlerën e rezervës bruto të raportuar në Eur me 37.46 milionë euro;

-Efekti i rivlerësimit për portofolin, si rrjedhojë e luhatjes së normave të interesit, llogaritet në një vlerë lehtësisht pozitive 0.31 milionë euro.

 

20 maj 2020

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara