Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) është themeluar në vitin 1966 dhe përbëhet nga 170 shtete anëtare. UNIDO synon të mbështesë zhvillimin industrial në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e jetës në vendet në zhvillim. UNIDO operon përmes tre organeve kryesore: Konferencës së Përgjithshme, Bordit të Zhvillimit Industrial (IDB) dhe Komitetit të Programit dhe Buxhetit (PBC).

Bashkëpunimi i suksesshëm i Shqipërisë me UNIDO, daton nga viti 1971, me një rekord të shkëlqyeshëm rezultatesh. Portofoli i UNIDO-s në Shqipëri është mbizotëruar nga aktivitetet teknike që lidhen me plotësimin e kërkesave të Protokollit të Montrealit për OSD. Përpjekjet për të diversifikuar fokusin ishin të suksesshme me ndjekjen e aktiviteteve për prodhimin më të pastër në kuadër të Programit Një të Kombeve të Bashkuara, zhvillimin e sektorit privat, promovimin e investimeve dhe të tjerët. Në të kaluarën, UNIDO ka realizuar rreth 50 projekte (kombëtare dhe rajonale) me vlerë mbi 5.5 milion dollarë amerikanë.

Shqipëria ka qenë anëtare e UNIDO-s që prej 19 prill 1988. Në qershor 2009, bashkëpunimi i Shqipërisë me UNIDO u zbatua në kuadrin e projektit “Një KB”, i cili u përqëndrua në dy projekte kryesore: Projekti “Prodhimi i Pastër” dhe “Projekti i Ozonit”. Aktualisht, Shqipëria në bashkëpunim me UNIDO kanë hartuar zbatimin e programit kombëtar 2018-2022 i cili i kushtohet aktiviteteve të zhvillimit në tre fusha:

  • Konkurrenca industriale dhe hyrja në treg;
  • Punësimi produktiv dhe zhvillimi i ndërmarrësisë;
  • Energji e qëndrueshme për përdorim produktiv dhe menaxhim mjedisor.

Në këtë drejtim, UNIDO implementon pesë projekte të asistencës teknike (kombëtare dhe rajonale) në vlerë prej mbi 2 milion dollarë amerikanë, në fushën e energjisë dhe mjedisit me fonde nga Austria, Sllovenia, Protokolli i Montrealit, GEF, One UN dhe UNIDO. Zonat e synuara përfshijnë biomasa për përdorim produktiv të NVM-ve, prodhim efikas dhe më të pastra të burimeve, përfundimin e HCFC, alternativa ODS, si dhe teknologji alternative të sigurta të ozonit.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara