Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

 

Kur ka kaluar më shumë se 10 muaj nga shpallja e pandemisë së koronavirusit në botë, vendi ynë është i vetmi që vijon të ndjekë të njëjtin protokoll trajtimi si në ditën e parë, kur njohuritë për virusin ishin zero.

Referuar këtij protokolli, mjekët e familjes trajtojnë thuajse çdo rast Covid pozitiv me antibiotikë, edhe kur simptomat janë të lehta.

“Në vendin tone është i disponueshëm një protokoll trajtimi për këta pacientë, i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ai përfshin më të detajuar rastet e lehta dhe të mesme, të cilat ndiqen në banesë nga mjeku i familjes”, u shpreh mjekja Valbona Salko.

Në një intervistë për Televizonin Klan, nënkryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollemberg, mjeke në Gjermani, na thotë se protokollet europiane janë përditësuar dhe tashmë asnjë pacient nuk trajtohet si në fillim të pandemisë, ndërsa përdorimi i antibiotikut në rastet me simptoma të lehta cilësohet i gabuar dhe i dëmshëm.

“Është një gabim klasik, të paktën këtu në Gjermani, por edhe në vendet europiane, Ka protokolle strikte për antibiotikun dhe vetëm nëe rastet që verifikohet që kemi një infeksion bakterial atëherë kemi të drejtë ta japim dhe jo për shenjat virale siç janë ato të Covid. Në fillim është medikamenti antimalarik dhe pas 6 muajsh është ndaluar në mënyrë kategorike dhënia e tij”.  

Azithromycina u propozua në fillim si një antibiotik çudibërës për rastet me Covid, Shqipëria vijon ta rekomandojë si alternativë të parë dhe më të mirën, por bota e ka ndaluar prej kohësh.

“Për fatin e keq Azithromycina ka dal nga të gjitha protokollet europiane, nuk është  zgjedhje e parë, madje është e ndaluar”, shtoi mjekja Dollemberg.

Protokolli amerikan, anglez, gjerman dhe ai austriak i trajtojnë pacientët me simptoma të lehta vetëm me paracetamol, ndërsa ndalojnë përdorimin e Azithromycinës në çdo rast.

Po ashtu përdorimi i Ibuprofenit që në fillim ishte e ndaluar ka nisur të rekomandohet nga mjekët në botë për qetësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara