Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Kryeministri Edi Rama merr një tjetër masë drastike lidhur me situatën e koronavirusit, duke izoluar Tiranën dhe Durrësin dhe gjashtë qarqe të tjera, me të cilat ndërpritet qarkullimi i automjeteve.

 

“Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe”, shkruan Rama, duke detajuar se:

 

-Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban, drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit.

 

-Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në Tiranë e Durrës, si dhe transporti ndërurban mes Tiranës e Durrësit.

 

– Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

 

-Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

 

Kryeministria thotë se këto masa ekstreme kufizimi të lirisë së qarkullimit janë domosdoshmëri për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë Shqipërinë nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të koronavirusit mbi ne dhe të afërmit e të njohurit tanë.

 

Më tej shton se ky është një “grip” që do të prekë shumë prej nesh dhe se 80% e atyre që do të preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë dhe se kjo do të thotë se gjithkush nga ne mund ta ketë, prandaj edhe pse nuk ndjejmë asgjë, na takon të gjithëve të mbrojmë të moshuarit e të sëmurët rrotull nesh, sepse po e transmetuam tek ata u kemi “bërë peshqesh” një hall të madh.

 

“Ndër ata që kanë shenja, janë shumë më pak ata që bëhen për spital, sepse shumica e kalon me sikletet e një gripi të zakonshëm dhe prej atyre që përfundojnë në spital shumica shërohen, por prapëseprapë askush nga ne nuk mund dhe nuk duhet të verë bast me probalitetin tejet të ulët që ai/ajo apo i afërmi i tij/saj të hyjë tek ata që mund të humbasin edhe jetën! në asnjë mënyrë jo. Kurrën e kurrës! Frikë aspak, kujdes po! Shumë fare madje! Kam besim dhe kini besim: nuk kemi në dorë ta vrasim armikun e padukshëm që na rrotullohet të gjithëve, duke kërkuar pengje në shtëpitë tona, po kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe me ndihmën e zotit, të diellit e të rritjes së temperaturave!”, shkruan Kryeministri.

 

Sipas tij, përveç vetëdijësimit sa më të shpejtë, kufizimit sa më drastik të lëvizjeve të përditshme, respektimit të këshillave të autoriteteve shëndetësore dhe solidaritetit kombëtar, duke u bërë njësh shtet/qytetarë, asgjë tjetër s’duhet dhe asgjë tjetër s’na ndihmon dot.

 

“Besim motra e vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit!”, thotë në mbyllje Kryeministri.

 

12.3.2020

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara