Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

Në datën 2 tetor 2020, në Komandën Supreme të Aleancës, ACO SHAPE Mons, Belgjikë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Krijimit të Komandës së re të NATO, Joint-Force Command Norfolk, ku morën pjesë komandanti Suprem i Aleancës në Europë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters (US AIRFORCE), shefi i Shtabit të ACO Admiral Joachim RÜHLE (DEU Army) dhe përfaqësuesit ushtarakë kombëtarë të shteteve pjesëmarrësë në këtë komandë, në SHAPE.

Për palën shqiptare në emër të Ministrisë së Mbrotjes marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesi Ushtarak Kombëtar në SHAPE, ACO kolonel Petrit Çuni.

Në fjalën e rastit komandanti i JFCNF duke falënderuar SACEUR, gjeneral Tod D. Wolters dhe përfaqësuesit ushtarakë kombëtarë, theksoi:

Më shumë se dy vjet më parë, në shkurt 2018, ministrat e Mbrojtjes së NATO të, në Këshillin e Atlantikut të Veriut, ranë dakord për përshtatjen e strukturës së komandës së NATO, duke përfshirë një strukturë të re, Nënkomanda Supreme e Aleancës në Europë, udhëhequr nga SACEUR, SHAPE, me fokus kryesor mbrojtjen e Atlantikut, si një strukturë e re ushtarake e forcës së NATO.

Më vonë, në qershor 2018, dakordësuan që kjo komandë e re e Forcës së Përbashkët, të vendoset në Norfolk, Virginia me vend pritës SHBA.

Nën drejtimin e vendosur të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USECOM), vendet pranuan të marrin pjesë në këtë seli të re dhe SHAPE mori si detyrë dhe në një kohë shumë të shkurtër u finalizua marrëveshja, teksti i Memorandumit të Mirëkuptimit, të cilin po e nënshkruajmë sot. Ky Memorandum Mirëkuptimi është themeli i kësaj komande, lidhur me funksionimin, drejtimin, financimin, administrimin dhe mbështetjen e Forcës së Përbashkët, Komandës së Norfolkut. Ajo rregullon marrëdhënien dhe mirëkuptimin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës si vend framework, SHAPE dhe vendeve kontribuese pjesëmarrës të kësaj komandë.

Bazur në Memorandumin e Mirëkuptimit, në korrik të vitit 2020, Këshilli Atlantikut të Veriut (NAC) vendosi të aktivizojë Komandën e Forcës së Bashkuar Norfolk si një strukturë ushtarake e NATO me statusin e Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar nën Protokollin e Parisit. Misioni Komandës së Norfolkut, tregon qartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe Aleatëve të tjerë të NATO për të mbrojtur Aleancën, nëpërmjet angazhimit të Flotës së 2-të të Marinës amerikane më qëllim mbrojtjen e linjave të komunikimit strategjik të Atlantikut të Veriut dhe parandaluar çdo agresion të mundshëm, duke kontribuar si forcë e reagimit të NATO. Për më tepër, krijimi i kësaj komande shkon në të njëjtën linjë me përqasjen e re të Aleancës, për mbrotjen 360 gradë brenda kufijve të NATO dhe në përputhje me konceptin e ri të mbrojtjes për prandalimin dhe mbrojtjen euroatlantike (Deterrance and Defence Euro-Atlantic Area, DDA).

Roli i Shqipërisë në këtë komandë është domethënës duke kontribuar me dy oficerë në shtabin e kësaj komandë, krah për krah aleatëve tanë; SHBA, Gjermani, Turqi, Mbretërisë së Bashkuar, Itali, Kanada, Francë, Danimarkë, Greqi, Norvegji, Spanjë, Poloni, Islandë, Rumani dhe Bullgari.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi shënon suksesin e përpjekjeve të mëdha të ndërmarrë nga NATO dhe vendet anëtare të saj për të riorganizuar Aleancën në mënyrë që të ruajmë paqen dhe prosperitetin e vendeve dhe popujve tanë.”

Në përfundim duke vlerësuar rëndësinë që ka krijimi i kësaj komande, komandanti i JFCNF e mbylli fjalimin duke cituar fjalimin e ish-presidentit të SHBA Harry Truman, gjatë nënshkrimit të Traktatit të Uashingtonit, Traktati i Atlantikut të Veriut :”Për të krijuar një mburojë kundër agresionit dhe frikës nga agresioni, një mbrojtje, e cila do të na lejojë të vazhdojmë biznesin real të qeverisë dhe shoqërisë, biznes i arritjes së plotë i një jetë më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë”.

Më shumë

Nis në Shqipëri stërvitja “Defender Europe 2021”, marrin pjesë tre gjeneralët më të lartë të NATO

Me pjesëmarrjen e veçantë të tre gjeneralëve më të lartë të Aleancës së NATO, por edhe të mjaft autoriteteve të larta nisi nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “Defender Europe 2021”.   Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shprehu mirënjohjen që u zgjodh Shqipëria si një ndër 12 […]

Ushtria e SHBA dhuron 29 automjete shumëpërdorimshme për FA

Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit.   Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO në Shqipëri, Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, si dhe gjeneral-major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë.     Në fokus të takimit ishte stërvitja “Defender Europe […]

Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u njoh me infrastrukturën aktuale të kësaj baze dhe planin për investimin e NATO-s.   I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara