Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria u votua për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.

 

Lajmi i zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB u vlerësua si një mundësi historike dhe arritje e diplomacisë shqiptare. Shqipëria u votua të premten (11.06) në sesionin e rradhës të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) për t’u pranuar si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit, (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në votim hidheshin Shqipëria, Gana, Gaboni, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u pranuar si pesë vendet e reja, të përkohshme anëtare të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

 

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.

 

Shqipëria dhe katër vendet e tjera kandidate që u votuan me votim të fshehtë (11.06) siguruan votat pro të dy të tretave të 193 vendeve anëtare të OKB.

 

Veprimtaria e KS të OKB  ka si prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në funksion të këtij prioriteti KS gëzon të drejtën të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara dhe të aprovojë sanksione.

 

Shqipëria dhe 4 vendet e tjera zëvendësojnë pesë vendet që janë aktualisht anëtare të përkohshme të KS: Estoninë, Nigerinë, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnamin që u përfundon mandate dy vjeꞔar. Mandati dyvjear, si anëtare e përkohshme në KS fillon më 1 janar 2022.

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara