Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet i paralizuar tashmë disa javë me radhë, për shkak të bllokimit që ka vendosur opozita shqiptare në Parlament. Deputetët e opozitës shqiptare kërkojnë nga pushteti që të pranojë propozimin e tyre për ligjin për shtetësi, me të cilin do të lehtësoheshin procedurat për dhënie të shtetësisë mijëra shqiptarëve që gjatë viteve kanë mbetur dyerve të ministrisë së brendshme.

 

Kjo gjendje ka shkaktuar nervozizëm dhe revoltë tek shumica parlamentare e cila kërkon zhbllokimin e punës së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit iu bëri thirrje të gjithë partive që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të rifillojë puna e shtëpisë ligjvënëse.

 

“Vendosin ultimatum përderisa nuk kalon ligji. Si mund ta di unë se do kalon ligji dhe nëse do kalon nëse nuk e merr shumicën e nevojshme prej 1/3 të votave. Kjo është ping-pong lojë politike për qëllime të ngushta partiake nga të gjitha anët, pa përjashtime”, tha Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit.

 

Por, opozita shqiptare duket se nuk do të heq dorë nga bllokimi derisa pushteti ta pranojë ligjin për shtetësi.

 

“Vazhdimisht thonë se kanë edhe ata propozim-ligj për shtetësi. Unë u bëra ftesë publike në koordinim, le ta sjellim ligjin për shtetësi që e kanë dhe nëse vërtet e kanë bashkë me propozimin tonë, t’i harmonizojmë në një ligj të përbashkët i cili mund të shkoj në emër të gjitha grupeve parlamentare dhe të jetë në interes të qytetarëve që janë të prekur nga kjo çështje. Hasa në vesh të shurdhër nga shumica”, shprehet Skender Rexhepi, koordinator i ASH-AAA, raporton euronews albania.

 

Opozita shqiptare bllokoi mbi 20 propozim-ligje, duke parashtruar mbi 32 mijë amendamente deri tani, ndërsa ditëve në vijim ky numër pritet të kalojë 45 mijë.  Nga ana tjetër, mazhoranca nuk ka numrat për të votuar as ligjet të cilat tashmë kanë kaluar trupat e Kuvendit, për shkak se 2 deputetë të shumicës janë të infektuar me Covid19, dhe partitë në pushtet nuk kalojnë 60 vota në Kuvend.

 

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara