Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

 

Marshi i Protestës që gjatë ditës së djeshme u organizua nga koalicioni ASH-Alternativa, për parregullsitë zgjedhore dhe vjedhjes së votave shqiptare, e ku në shënjestër të akuzave ishte BDI-ja, ka ngjallur reagimin e integristëve të Ali Ahmetit.

 

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani përmes Facebook-ut ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave, duke e quajtur protestën të turpshme.

 

“Në kushtet kur asnjë përfaqësues i vet atyre apo i cilitdo subjekti tjetër, asnjë përfaqësues i organizatave civile, asnjë përfaqësues i OSBE/ODIHR-it nuk kanë konstatuar asnjë vërejtje në këtë proçes zgjedhor, të protestosh kundër popullit pse nuk të ka votuar është marrëzi!”

 

Ndryshe në Marshin e Protestës që përfundoi para selisë së BE-së në Shkup, nga koalicioni ASH-Alternativa, i drejtuan disa kërkesa vendeve anëtare të BE-së.

 

Valbona Reka: Të dënohet abuzimi me të drejtën e votës në vendin tonë dhe mos të njihet legjitimiteti i BDI-së, si përfaqësuese e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Me ndihmën e BE-së të fillojë procesi i reformimit rrënjësor të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë shembull i mirë, se vendi ynë i ka përmbushur standardet europiane për zgjedhje të drejta dhe demokratike, raporton javanews

 

Ndërkohë, nga kabineti I Kryeparlamentarit Talat Xhaferi kanë njoftuar se, pas problemeve me pneumoninë,  gjendja e tij shëndetësore është stabile. Konstituimi i përbërjes së re parlamentare pritet të bëhet më 4 Gusht. Edhe pse partitë nuk japin shumë informacione rreth negociatave për krijimin e qeverisë, tashmë janë vendosur kontaktet joformale mes partive që kanë fituar mandate deputetësh. Edhe LSDM-ja, por edhe VMRO-DPMNE-ja pretendojnë se do ta krijojnë shumicën parlamentare.

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara