Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

“Dua të kthehem në Shqipëri!” Janë këto fjalët që i tha policisë mëngjesin e së premtes pasi u ndalua nga një patrullë rrugore, teksa pedalonte qetësisht me biçikletë përgjatë autostradës A27.

 

Çiklisti rrezikonte që të përfundonte në mes të mjeteve në autostradë, por ishte ndërhyrja e policisë ajo që e parandaloi. Protagonist i kësaj ngjarje është një shqiptar 33-vjeçar me banim në Marca, i cili jo më larg se të enjten ishte dërguar në spitalin Ca’Foncello në gjendje të rëndë ankthi, për shkak të qëndrimit në izolim prej koronavirusit.

 

Aq sa në momentin që e ndaloi policia kishte në dorë ende byzylykun e spitalit me emrin dhe datën e shtrimit në spital.

 

Shqiptari kishte dalë me biçikletë, pa doreza dhe maskë, duke udhëtuar drejt autostradës së Treviso dhe do të merrte rrugën për në Venezia, duke vijuar sipas tij rrugën drejt atdheut.

 

Por disa drejtues mjetesh u përballën me të dhe lajmëruan policinë, e cila nga ana e saj njoftoi ambulancën dhe i riu u ridërgua sërish në spital.

 

33-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, por pavarësisht kësaj u gjobit me 42 euro për hyrje të parregullt në autostradë, pasi biçikletat nuk lejohen. roporton noa.

 

Po ashtu u gjobit edhe me 533 euro, për shkeljen e dekretit të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i riu tha se ndihej i trysnuar dhe se donte të kthehej me çdo kusht në vendin e lindjes, në Shqipëri.

 

18 prill 2020

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara