Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

 

Ministrja e Kulturës Etleva Margariti njoftoi ditën e sotme mbi procesin e punës për rindërtimin e shtëpisë së shkrimtarit Sterjo Spasse që do të kthehet në shtëpi-muze.

“Po punohet me ritme të shpejta, që ish-vatra e kulturës në fshatin Gollomboç, pranë liqenit të Prespës, të kthehet në shtëpinë-muze të shkrimtarit Sterio Spasse, duke u kthyer në një tjetër pikë tërheqëse për vizitorët e zonës”, shkruan ministrja në Facebook.

 

 

Sterjo Spasse

 

Jeta

Spasse ishte me prejardhje maqedonase, i lindur në Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonishtfolës buzë liqenit të Prespës.

 

Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Më pas nisi punë si mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin që njihet shkurt Pse!?. Më vonë nisi një kurs me korrespondencë për pedagogji në Firencë të Italisë, por nuk arriti të marrë provimet e fundit. Me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i të përkohshmes “Revista letrare” në Tiranë më 15 shkurt 1944.

 

Në fundin e vitit 1944, pak pas fitores komuniste, ai e kishte botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin partiak, gazetën “Përpara” të Korçës: Si e pashë Tiranën e porsaçliruar[2].

 

Po pas lufte punoi në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin[3]. Punoi gjithashtu në revistat pedagogjike dhe letrare: “Shkolla e re”, “Arsimi popullor”, “Literatura jonë”, “Nëntori”, etj. dhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë.

 

Vepra

Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore u muar me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj.

 

Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: “Kuror rinie” (1934), “Në krahët e një femre” (1934), “Nusja pa duvak” (1944) dhe “Të fala nga fshati” (1958) si dhe dhjetë romane: “Nga jeta në jetë – Pse!?” më 1935 – që mbahet si kryevepra e tij, “Afërdita” (1944), “Ata nuk ishin vetëm” (1952), “Afërdita përsëri në fshat” (1954), “Buzë liqenit” (1965), “Zjarre…” (1972), “Zgjimi” (1973), “Pishtarë” (1975), “Ja vdekje ja liri” (1978), dhe “Kryengritësit” (1983).

 

Sipas Trebeshinës, romani “Harbutët” që Spasse shkroi që më 1946 i cili nuk i botua për shkak të një preference të pandehur të parisë politike ndaj Dhimitër Shuteriqit.

 

Redaksia e Botimeve “Rilindja” i botoi më 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme.[4] Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi integral “Vepra” me nëntë vëllime. Më 1980 iu përkthye në anglisht romani “Zgjimi”[2].

 

Veprat

Kurorë rinije. Biblioteka e të rinje Nr. 1. (Peppo & Marko, Korçë 1934, ribotim Prishtinë 1968) 29 ff.

Nga jeta në jetë – Pse!?, Me parathënie nga Vangjo Nirvana. (Drita, Korçë 1935, rebotim Prishtinë 1968, 1986, Tiranë 1995) 193 ff.

Afërdita. Roman (Luarasi, Tiranë 1944, rebotim Prishtinë 1956, 1968) 191 ff.

Nusja pa duvak. Novela. (Luarasi, Tiranë s.a. [1944]) 111 ff.

Ata nuk ishin vetëm, roman (Naim Frashëri, Tiranë 1952, rebotim Prishtinë 1968) 272 ff.

Afërdita përsëri në fshat. Roman (N.Sh.B., Tiranë 1954, rebotim Prishtinë 1968) 320 ff[2].

Buzë liqenit, roman 1965

Sokolesha, 1966

Të fala nga fshati, 1968

Zjarret. Roman. (Naim Frashëri, Tiranë 1972) 356 ff[2].

Ja vdekje, ja liri, roman 1978

Kryengritësit, roman 1983

O sot, o kurrë !, roman 1989

Letra nipit tim Arian në Tiranë nga Maqedonia dhe Kosova, 1975

Zgjimi. (Naim Frashëri, Tiranë 1974) 501 ff.

Pishtaret, roman

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara