Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

 

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona…

 

Mediat argjentinase “Clarin”dhe “Ole” raportojnë se ish-kampioni i botës në vitin 1986 ka pësuar mëgjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Tigre, arrest kardiak (që ne gjuhën mjekësore quhet atak respirator). Në banesë e “Djalit të Artë” janë parë ambulanca.

 

Ikona e futbollit botëror po rehabilitohej pas një operacioni në tru, teksa nuk ka arritur t’ia dalë për ta fituar këtë betejë.

 

 

Në Buenos Aires me mijëra tifozë dhe simpatizantë të Maradonës u dyndën rrugëve, për të nderuar atë që fitoi zemrat e të gjithëve me magjinë që dhuronte në fushën e lojës.

 

Me mesazhe dhe pankarta në duar, mbështetësit e fituesit të Kupës së Botës për orë të tëra bënë homazhe dhe kujtuan momente nga karriera e Diegos.

 

“Ky lajm më theu zemrën. Vetëm Maradona mund të ma thyente zemrën. menjëhëherë sapo ne morën vesh lajmin vendosëm që vinim këtu, në nderim të tij. Edhe në ditët e ardhshme do të jemi këtu. Kudo që do i jepet lamtumira e fundit, ne do të jemi atje dhe kjo është e padiskutueshme,” – tha tifozi Jorge Daniel Bringas.

 

Argjentina shpalli tre ditë zi pas ndarjes nga jeta e Maradonës, ai që kosniderohet si personi që la një trashëgimi për gjithë vendin.

 

 

 

 

“FIFA të heqë numrin 10 nga të gjitha garat”, trajneri i njohur bën propozimin special: Nderi më i mirë që mund t’i bëjmë Diegos

 

 

 

 

Ndërkohë, veç të tjerash, trajneri aktual i Marsejës, Andre Vijash Boash, ka bërë një propozim tepër interesante, teksa ka kërkuar që FIFA të largojë përgjithmonë numrin 10 nga të gjitha garat futbollistike për nder të yllit argjentinas.

 

“Unë do të doja që FIFA të hiqte numrin 10 nga të gjitha garat dhe nga të gjitha ekipet. Unë mendoj se është nderi më i mirë që mund t’i bëjmë Diego Armando Maradonas. Vdekja e Diego është një lajm i keq, është humbja e një personi që ka qenë shumë i rëndësishëm për mua“, tha Vijash Boash pas humbjes 0-2 ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

 

 

 

Amaneti i Maradonës: Do të doja që në gurin tim të varrit të shkruhej ‘Gracias a la pelota’ (Faleminderit topit)”

 

 

“Do të doja që në gurin tim të varrit të shkruhej: ‘Gracias a la pelota’ (Faleminderit topit)”. Diego Armando Maradona duket se e ka lënë amanetin e tij të fundit, në një intervistë të dhënë 15 vite më parë, gjatë një puntate të programit argjentinas “La Noche del 10”, në rrjetin “Canal Trece”.

 

“Çfarë do t’i thosha Maradonës në varreza? Faleminderit që kam luajtur futboll sepse ishte sporti që më ka dhënë më shumë hare se çdo gjë tjetër.

 

Të luaja futboll për mua ishte si të prekja qiellin me dorë. Dhe tani që e mendoj, në gurin e varrit tim do të doja që të shkruhej: ‘Faleminderit topit’. Po, pikërisht këtë të kem në varrin tim, kur të ndahem nga jeta”, shprehej Diego.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara