Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

Defiçiti i skemës së pensioneve arriti në 350 milionë euro, niveli më i lartë i tre viteve të fundit. Kjo është diferenca midis kontributeve që paguajnë individët për sigurime shoqërore kundrejt përfituesve, ose ndryshe shpenzimeve që Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën për pensionet dhe skemat e tjera të veçanta.

 

Në total për vitin e kaluar, nga skema e detyrueshme u mblodhën 82,7 miliardë lekë, kundrejt shpenzimeve totale prej 126 miliardë lekësh. Për një defiçit prej 43,3 miliardë lekësh. Ky është niveli më i lartë i defiçitit të skemës së sigurimeve që prej vitit 2016. Sipas përllogaritjeve, vetëm financimi i këtij defiçiti i kushton vendit 2,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit, teksa njëkohësisht bëhet pengesë për çdo politikë të rritjes së pensioneve.

 

Kjo situatë është thelluar përgjatë këtij viti, kur për shkak të pandemisë janë larguar nga skema e sigurimeve rreth 48 mijë persona. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për gjashtë muajt e parë të vitit, numri mesatar i kontribuesve në skemë nga administrata shtetërore, biznesi dhe të vetëpunësuarit, u ul në 673 mijë persona kundrejt 721 mijë për të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton A2CNN.

 

Pakësimi i kontribuesve kundrejt shtimit të përfituesve e bëjnë skemën e sigurimeve shoqërore të varur thuajse tërësisht nga buxheti i shtetit. Në këto kushte, paratë e taksapaguesve shkojnë për pagesën e pensioneve, në vend që të investohen në shërbime apo përfitime shtesë.

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara