Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Lugina e Preshevës po vuan një pastrim etnik, ku më së shumti po ndihet në Medvegjë. Për këtë çështje foli për Euronews Albania aktivisti politik Muharrem Salihu.

 

“Në Medvegjë, 20 vitet e fundit ritmet e shpopullimit të shqiptarëve janë përshpejtuar. Ky është rajoni i vetëm në të cilin, ndryshe nga vendet e tjera, pas shpërbërjes së Jugosllavisë nuk u lejua kthimi i të shpërngulurve,” – shpjegoi Salihu, i cili u shpreh se situata nuk ndryshon shumë nga e kaluara e hershme me politikat e shpërnguljeve graduale.

 

Aktivisti mori si shembull mosnjohjen e diplomave si politikë që nxit shpopullimin, sidomos të të rinjve. Ai tha se duke mosnjohur diplomat të rinjtë kërkojnë më pas mundësi të tjera përreth, si për shembull në Kosovë.

 

“Largimi i rinisë ka ulur cilësinë e arsimit, të punonjësve e të zyrtarëve duke bërë që të kemi një përfaqësim më të dobët,” –  u shpreh më tej Salihu teksa tha se shpopullimi është intensifikuar sidomos 10 vite pas Luftës së Kosovës.

 

Lugina e Preshevës është krahinë në lindje të Kosovës, e cila mbeti nën Serbi pavarësisht përpjekjeve për t’u bashkuar me Kosovën përpara pavarësisë.

 

Lugina përbëhet nga 3 komuna, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

 

Rajoni mendohet të ketë diçka më pak se 35 mijë banorë, rreth 90 për qind e së cilëve janë të etnisë shqiptare, por në fakt në Medvegjë shumica e rezidentëve janë serbë.

 

Medvegja drejtohet nga Nebojsha Arsiç, i Partisë Progresiste Serbe të Aleksandar Vuçiç, ndërsa Bujanoci dhe Presheva drejtohet nga shqiptarët Shaip Kamberi e Shqipërim Arifi.

 

Ky i fundit denoncoi një ditë më parë për Euronews Albania situatën e përgjithshme.

 

Për Medvegjën në veçanti, Salihu tregoi se në zgjedhjet e vitit 2015 autoritetet mbyllën kufijtë duke mos lejuar kthimin e shqiptarëve për të votuar.

 

Shqiptarët në ato zgjedhje siguruan 8 këshilltarë bashkiakë, çka përbënte dhe shumicën e këshillit.

 

“Kjo ishte një kambanë alarmi për autoritetet, të cilat nuk u mjaftuan me ritmet e shpopullimit, por i intensifikuan agresivisht ato duke nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve dhe si pasojë në zgjedhjet e fundit të vitit 2019, u arrit me vështirësi të siguroheshin 3 këshilltarë,” – analizoi Salihu teksa shtoi se kjo ka sjellë largime të shumta të shqiptarëve nga administrata publike.

 

Aktivisti politik i Medvegjës tha se ata kanë kontaktuar vitin e shkuar me Përfaqësuesin e Lartë të OSBE-së për minoritetet Lamberto Zannier apo përfaqësuesit lokal për 3 komunat e Luginës.

 

Nëse çështja nuk ndërkombëtarizohet, Salihu tha se gjërat mund të përkeqësohen edhe më tej, pasi situata atje nuk gjen mbulim mediatik.

 

“Lajmi i mirë ishte se kryetarja e parlamentit serb Maja Gojkoviç mbajti qëndrim publik për këtë dhe kjo nxiti reagim të madh, por askush nuk erdhi për të pyetur shqiptarët këtu se si është gjendja. Për ne këtu flet kryetari i komunës serb Arsiç dhe gazetarët serbë të cilët kanë një linjë të caktuar politike që ndjekin dhe nuk ka asgjë ndryshe me atë që ka qenë në vitet 90-të,” – tha Salihu.

 

Për faktin se Shqipëria kryeson presidencën e OSBE-së, përfaqësuesit politikë në Luginën e Preshevës shpresojnë që kjo çështje të adresohet më mirë.

 

“Serbia duhet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve këtu njësoj si për të gjithë shtetasve të tjerë, sepse edhe ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe duhet t’i gëzojmë të drejtat njësoj si të gjithë,” – theksoi aktivisti politik nga Medvegja, i cili kërkoi nga Prishtina zyrtare që së paku të sensibilizojë komunitetin ndërkombëtarë për situatën.

 

 

 

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara