Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Trans Adriatik Pipeline (TAP) AG filloi injektimin e sasive të para të gazit natyror në seksionin prej 4 km të gazsjellësit në Shqipëri, nga kufiri greko-shqiptar deri në stacionin matës të TAP-it në Bilisht.

 

Në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë si dhe ato te operimit, kjo është faza e parë e procesit të testimit të gazsjellësit, e cila ka për qëllim të sigurojë qe infrastruktura është tërësisht e sigurt dhe e gatshme për fillimin e operimit. Pas kolaudimit të këtij seksioni të parë, gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, injektimi i gazit do të vijojë gradualisht në seksione të tjera të gazsjellësit në Shqipëri dhe më gjerë.

 

Në këtë kuadër, nevojitet kontributi dhe bashkëpunimi i të gjithë individëve që kanë veprimtari në afërsi të gazsjellësit TAP. Kështu, çdokujt që planifikon të punojë në afërsi të tubacionit dhe/ose instalimeve të tij i kërkohet me dashamirësi të ndjekë udhëzimet për veprimtari të sigurta në afërsi të gazsjellësit, që janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit të TAP-it, ose t’i referohet materialeve të shpërndara dhe të transmetuara të komunikimit.

 

Gjithashtu, TAP-i ka vënë në dispozicion dy numra telefoni:

  • Linjën 24 orëshe të Emergjencave 0800 1659(numër pa pagesë)
  • Linjën e Ankesave dhe Informacionit të Përgjithshme +355 69 609 8188, në të cilën palët e interesuara mund të telefonojnë përpara fillimit të veprimtarive të tyre në afërsi të gazsjellësit, nëse kanë pyetje apo kërkesa, (lidhur me listën e veprimtarive të lejuara apo të ndaluara).

 

Me qëllim ruajtjen e integritetit dhe sigurisë së gazsjellësit si gjatë fazës së kolaudimit, ashtu edhe gjatë fazës së operimit, TAP-i do të përdorë metoda monitorimi 24 orë në ditë 7 ditë eë javës dhe do të kryejë patrullime të rregullta.

Siguria është vlerë themelore e TAP-it. Për këtë arsye, TAP do të vijojë të zbatojë një gamë të gjerë nismash për të mbrojtur njerëzit, komunitetet dhe mjedisin.

 

***

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

 

 

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në sektorin azerbajxhanas të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP-it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane.

TAP-i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Gjithashtu, ai është një burim madhor i investimeve të huaja direkte.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

 

 

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara