Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

Presidenti amerikan, Donald Trump u nxorr befasisht nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë, pak pasi pati të shtëna jashtë gardhit të ndërtesës.

 

Zoti Trump u kthye në sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital. Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur.

 

“Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.

 

 

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twiiter, se gazetarët ndenjën në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa sigurie.

 

“Ju u befasuar dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.

 

Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxorr nga salla e shtypit.

 

“Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha zoti Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur.

 

“Ndoshta ‘të shtënat’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.

 

Shërbimi sekret konfirmoi se kishte pasur të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë.

 

Pak minuta pasi kishte filluar konferenca e shtypit, Presidenti Trump u nxorr nga salla, pa shpjegime për ndërprerjen. Edhe Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin dhe Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought u nxorrën nga salla dhe dyert u kyçën. VOA

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara