Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

 

Numri i viktimave nga tërmeti në detin Egje arrit në 83 në Izmir të Turqisë dhe 2 në ishullin grek Samos..

 

Autoritetet turke thanë se 83 vetë kanë vdekur – që të gjithë në qytetin e Izmirit. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar edhe në tetë ndërtesa banimi në Izmir.

Autoriteti për Sëmundje dhe Emergjenca i Turqisë tha se mbi 960 njerëz janë plagosur në tërmet. Mbi 740 prej tyre tashmë kanë dalë nga spitalet.

 

Tërmeti i së premtes, sipas institutit turk Kandilli, ka pasur fuqinë prej 6.9 shkallësh të Richterit dhe epiqendrën në Detin Egje.

 

Nga tërmeti në ishullin Samos humbën jetën dy nxënës të moshës 15 dhe 17-vjeçare, njëra prej të cilëve vajzë, ndërsa sipas vlerësimeve të para 300 shtëpi dhe mbi 70 biznese pësuan dëme serioze.

Për shkak të një mini-cunami pas tërmetit shumë automjete afër detit mbetën nën ujë.

 

 

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara