Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Shqipëria është një nga të paktat vende që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, i hapi dyert hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët. Ndaj, në kujtim të jetëve të humbura në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të shqiptarëve të mirë që hapën shtëpitë e tyre të varfra për t’i strehuar dhe mbrojtur, Tirana ka sot një memorial dinjitoz në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

 

Në ceremoninë e përurimit të memorialit mori pjesë Kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe pasardhës të familjeve që shpëtuan hebrenjtë.

 

Kryeministri Rama u shpreh i lumtur për përfundimin e memorialit, si një shenjë për të mos harruar atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë. “Dua të them me bindje se Shqipëria, me episodet, personazhet që ndihmuan hebrenjtë, mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollivudit, që ka prodhuar disa kryevepra për këtë epokë, por që do të kishte bërë më shumë nëse do i qe referuar episodeve të shpëtimit të tyre në Shqipëri. Ne jemi i vetmi vend me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, ku hebrenjtë vinin për të kërkuar mbrojtje dhe shpëtim, dhe mbetet e jashtëzakonshme edhe për klerin shqiptar, ku autoritetet u thirrën në Berlin, në kohën e një vakuumi, ku u konsideruan si pala negociuese, dhe iu kërkua e drejta mbi arin e Shqipërisë së depozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Dhe atëherë, këta përfaqësues dhanë një përgjigje, një nga fjalët e arta: Arin Po, Hebrenjtë jo!”, tha Rama.

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se akti i strehimit të hebrenjve në ato vite të kobshme, bën krenar të gjithë shqiptarët. “Për ne shqiptarët, padyshim që dimë të hapim derën dhe zemrën për këdo që ka nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare, ngjyrës së lëkurës apo origjinës. Kryeministri Rama ka qenë kryetar bashkie kur nismoi këtë projekt, në kohën e ambasadorit Ëithers. Dua të falenderoj edhe ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, John Ëithers, i cili me mbështetjen e Edi Ramës, në atë kohë kryetar bashkie , vendosën të sillnin në vëmendje, përmes këtij memoriali, meritën që populli shqiptar ka fituar për veprat heroike gjatë Holokaustit. Për fat të keq, këtë proces e zuri gjysmë-hija e një administrate të mëparshme, për ta rifilluar sërish në vitin 2015, aty ku kishte mbetur. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë nga ana e Komisionit të SHBA-së për Ruajtjen e Trashëgimisë dhe punën e palodhur të APR-së për përfundimin e kësaj vepre, që është realisht një stoli për Tiranën në 100-vjetorin e saj”, theksoi Veliaj.

 

Ai nënvizoi se nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, ndërsa theksoi se për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Ruzvelt dhe të Bill Klintonit jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre. “Shqipëria ndodh që të jetë një nga tokat e rralla në Europë, ku nuk ekzistojnë as paragjykimet as urrejtja fetare, edhe pse vetë shqiptarët kanë disa besime fetare. Në 100 vitet e Tiranës kryeqytet, tiranasit u solidarizuan masivisht, dy herë: Me hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore dhe me vëllezërit kosovarë, gjatë kohës së luftës së Kosovës dhe gjenocidit serb atje. Këta njerëz përjetuan ligësinë më të paimagjinueshme njerëzore dhe u nxorën nga ferri nga i njëjti engjëll shpëtues. E për fat të mirë, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Ruzvelt dhe Bill Klinton, jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre”, tha ai.

 

Veliaj nënvizoi se fryma e treguar në ato vite duhet ruajtur dhe kultivuar në gjeneratat që vijnë. “Kam shumë shpresë se ky memorial do ta ruajë atë raport të vetë veçantë me popullin hebre, me komunitetin hebraik në Tiranë, me miqtë në Amerikë dhe miqtë e besimeve të tjera që kultivojnë çdo ditë këtë frymë vëllazërie. Sot jam shumë krenar që po ndërtojmë raporte të veçanta dhe ura bashkëpunimi mes Tel Avivit, Haifas dhe Jeruzalemit. Shqipëria, Tirana dhe populli shqiptar ka shumë për të mësuar nga shembulli i Izraelit dhe komuniteti hebraik, qoftë përmes ruajtjes së historisë, qoftë për unitetin dhe bashkimin, si mjet për të arritur qëllimet e përbashkëta në 100 vitet e ardhshme të kryeqytetit tonë”, deklaroi Veliaj.

 

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se ky memorial nuk është vetëm një përkujtim i së shkuarës, por i shërben edhe të ardhmes dhe jep një shembull frymëzimi dhe humaniteti për të gjithë. “Nuk ka shumë popuj në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë. Shqiptarët, nga të gjitha sferat e jetës, elita, fshatarë, klerikë, shpëtuan hebrenjtë, miqtë e tyre. Është një histori kurajoze dhe frymëzuese dhe e nderit. E besës shqiptare. Do të doja të falenderoja kryeministrin Rama dhe veçanërisht kryetarin Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës, që e shndërruan në realitet këtë projekt. Dua të falenderoj popullin shqiptar që na dha një shembull të shndritshëm”, tha Kim.

 

Ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler u shpreh se sot manifestohet akti i shkëlqyer i një vendi të vogël, që tregoi një shembull për t’u vlerësuar. “Do të doja përgëzoja Bashkinë e Tiranës që na ka dhënë një vendndodhje kaq të shkëlqyer, ku mund të vijnë kaq shumë vizitorë të parkut të Tiranës. Sot manifestojmë mirënjohjen e hebrenjve për veprën kurajoze të popullit shqiptar. Një akt i shkëlqyer nga një vend i vogël, që shëmbëllen vlerat e njerëzimit, të sakrificës e të dashurisë. Vlera që ende vijojnë të jenë të qenësishme në Shqipëri. Edhe gjatë pandemisë e pamë që Shqipëria dërgoi mjekë në Itali. Shqipëria do të shërbejë gjithmonë si pishtar tolerance, si vend mikpritës, me sjellje shembullore njerëzore. Nëse shumë kombe do të mësonin këtë pjesë të Shqipërisë, kjo do të ishte e shkëlqyer”, u shpreh ambasadori izraelit.

 

Memoriali përbëhet nga pllakada me të njëjtin mesazh në gjuhën angleze, hebreje dhe shqip. “Ky monument ngrihet për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milion hebrenjtë e Evropës që u vranë, si dhe qytetarët e Shqipërisë, që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e botës nuk i mbronte”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh. Asnjë hebre i vetëm nuk humbi jetën në Shqipëri për shkak të guximit atyre qindra familjeve shqiptare, që i morën dhe i strehuan në shtëpitë e tyre dhe kodit të “Besës” së shqiptarit.

 

 

https://www.facebook.com/bashkia.tirane.al/videos/609013429731395/

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara