Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Policia e Shtetit njoftoi të shtunën, (5.09) arrestimin e nje shtetaseje shqiptare, e dënuar më parë në Itali për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Lubjana Gj., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia u arrestua të premten, (4.09 )në sajë të “bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali dhe informacioneve në rrugë operative.” Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar shtetasen shqiptare Lubjana Gj. me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Pas arrestimit pritet ekstradimi i saj në Itali.

 

Në fund të  Prillit të këtij viti, Policia e Shtetit, arrestoi po në Tiranë, një shtetas nga Taxhikistani, 24 vjeꞔ me qëllim ekstradimin në Gjermani. Sipas njoftimit të Policisë, Komron Z., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani pasi ndaj tij “ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të Shtetit Islamik (ISIS). ”

 

Komron Z. kishte ardhur në Shqipëri në mënyrë legale, në mes të shkurtit të këtij viti para se Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, të kishte lëshuar në 21.04.2020 urdhërin e arrestit ndërkombëtar, sqaronte Policia e Shtetit në njoftimin e saj.

 

Vitin e kaluar Policia e Shtetit, në bashkëpunim me drejtësinë italiane  arrestoi në Elbasan, një tjetër shtetas shqiptar, me banim në Milano, të cilin e ekstradoi në Itali. Bledar I., 28-vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi akuzohej për përfshirje në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. Në njoftimin e Policisë së shtetit per arrestimin e Bledar I. ai cilësohej “person i rrezikshëm”. Ish-Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, në falenderimin ndaj autoriteteve shqiptare për arrestimn e tij dhe bashkëpunimin me autoritetetet italiane vinte në dukje se “në banesën e Bledar I. u gjetën materiale informative, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente foto dhe video në lidhje me xhihadin”.

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara