Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Protesta e Turqisë për miqësinë e re midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe tregon se Presidenti Erdogan po e izolon gjithnjë e më shumë vendin e tij.

 

Nuk harrohen replikat e shkëmbyera midis Rexhep Tajip Erdoganit, asokohe kryeministër i Turqisë, dhe presidentit izraelit, Shimon Peres, në Forumin Ekonomik Botëror 2009.  Të dy i hynë një debati të ashpër rreth sulmeve ajrore izraelite në Gazë. Erdogani u largua nga foltorja pasi mori në mbrojtje çështjen palestineze. Në Turqi kjo sjellje e tij u prit me entuziazëm. Komentuesit e panë si një përpjekje për të ekuilibruar gjendjen shpirtërore në vendet arabe.

 

Përgëzime pas kësaj përplasjeje ai nuk mori vetëm në Turqi. Dy javë pas saj u bë qytetar nderi i Teheranit, kryeqyteti i Iranit shiit. Në këndvështrimin fetar, Irani nuk ka asnjë lidhje me palestinezët sunitë, por ai është armik i përbetuar i Izraelit. Regjimi radikal i Iranit vazhdon të mohojë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si shtet dhe kërcënon rregullisht me asgjësimin e tij.

 

Türkei Istanbul Präsident Erdogan in Hagia Sophia zum Freitagsgebet (picture-alliance/AA/M. Kamaci)Pasi shërbeu per 86 vjet me radhë si muze, një nga shenjat më të rëndësishme të Stambollit, Hagia Sofia u bë xhami e u hap për faljet e së premtes. Korrik 2020.

 

Ëndrra e Turqisë si fuqi botërore

Dëshira e Erdoganit – ndërkohë President –  për ta bërë Turqinë një lojtar të fortë në rajon, për të mos thënë një fuqi botërore, ka mbetur e pandryshuar deri më sot. Disa javë më parë, kur kisha Hagia Sofia – dikur më e madhja në botë, u shndërrua përsëri në xhami, me nxitjen e Erdoganit, kleriku i me i lartë i Turqisë sunite (në të vërtetë laike), foli me një shpatë në dorë – simbol i Perandorisë Osmane – për një dimension të ri. Kjo nuk u mbyll me Hagia Sofian, ndërkohë edhe një kishë tjetër në Stamboll është kthyer në xhami.

 

Por tani fantazive për t’u bërë fuqi e madhe po u vjen fundi. Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis dy shteteve. E para dhe kryesorja është se kjo marrëveshje shërben për të izoluar Iranin dhe organizatën e tij terroriste, Hezbollah, qe kanë destabilizuar të gjithë rajonin në vitet e fundit. Marrëveshja zyrtare, e cila pritet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë, e izolon presidentin turk Erdogan, i cili donte ta vendoste veten si hegjemon dhe shenjt mbrojtës i botës arabe dhe tani nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të mallkojë arabët si tradhtarë që kanë lënë në baltë vëllezërit e motrat e tyre palestinezë.

 

Israel VAE Normalisierung, erster Flug (Reuters/N. Elias)Normalizimi i marrëdhënieve mes Israelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Një gazetare duke mbajtur maskën e dy vendeve, ndërkohë që po ndodh fluturimi i parë me delegacionet amerikane dhe izraelite duke shkuar në Abu Dabi. Foto nga 31 Gusht 2020

 

Erdogani, i cili në fillim deklaroi se Turqia mund të bëjë gjithçka që dëshiron në politikën e jashtme dhe nuk varet nga askush, i ka bërë llogaritë gabim. SHBA është ende fuqia e vetme botërore që mund të bëjë një ndryshim në këtë rajon. Në fund të fundit, fituesi i fshehtë nga miqësia e re midis Izraelit dhe Emirateve nuk është askush tjetër përveç Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Ai tërhoqi vijën e tij të ashpër kundër Iranit dhe tani mund të dalë me një sukses në kohë për datën e zgjedhjeve në nëntor. As paraardhësi i tij Barack Obama dhe as aktorë të tjerë si Bashkimi Evropian nuk e arritën një gjë të tillë.

 

Marrëdhëniet turko-izraelite që nga fillimi

Në ankesën e zhurmshme të Ankarasë rreth vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Emirateve dhe Izraelit, Erdogani duket se e ka harruar plotësisht se Turqia ishte vendi i parë ndër fqinjët e Izraelit që vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri në vitin 1949. Në atë kohë Turqia ishte ende laike dhe nuk kishte ndërmend të ngatërrohej në konfliktet e mbingarkuara të besimit dhe të feve në rajon. Si partnere e NATO-s, ajo ka qenë gjithashtu pjesë integrale e Aleancës Perëndimore që nga viti 1952.

 

Türkei Gericht ebnet Weg zur Umwandlung der Hagia Sophia (picture-alliance/AP Photo)Hagia Sofia

Kursi islamizues i Erdoganit po rrezikon qe vendi të humbasë aleatët në arenën ndërkombëtare. Kjo me të vërtetë do të ishte një tradhti: domethënë, ndaj kauzës së Ataturkut dhe ndaj 40 milionë turqve, pra pothuajse gjysmës së popullsisë, që nuk votuan për Erdoganin.

Për DW Dr. Alexander Görlach

 

 

Dr. Alexander Görlach është anëtar i lartë i Këshillit Carnegie për Etikën në Çështjet Ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor i lartë hulumtues në Universitetin e Kembrixhit në Institutin për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare. Gjuhëtari dhe teologu ishte gjithashtu anëtar dhe studiues në Universitetin e Harvardit nga viti 2014-2017 dhe një studiues në Universitetin Kombëtar të Tajvanit dhe Universitetin e Qytetit të Hong Kongut nga viti 2017-2018.

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara