Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

 

Tashmë jo vetëm observatorët dhe politologët amerikanë, por edhe ata të huaj po binden se peshorja e zgjedhjeve të ardhshme amerikane po anon në favor të Trump. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se kandidati demokrat Joe Biden është më i varfër kundrejt Trump në tre tema të rëndësishme: rendi dhe siguria, emigrazioni, Kina. 

Në fillim të fushatës dukej sikur Biden do të dilte fitues edhe në shtete si Georgia dhe Texasi, ngaherë në duart e republikanëve. Por gjithçka ishte iluzive. Presidenti Trump po orienton mirë publikun në dhënien e votës. Jo më kot, fushata e tij ka akumuluar një fond donacionesh prej më shumë se një miliardë dollarësh, ndërsa ajo e Biden pak më shumë se 600 milionë. E duhet thënë se lidhjet direkte me Wall Street nuk i ka Trump, por Biden. Po ashtu edhe ato me shoqëritë high-tech. Nga ana e tij, Trump ka ditur të forcojë lidhjet me industritë tradicionale amerikane, sidomos me Rust Belt (e quajtur ironikisht “industria e ndryshkut”), të cilët shpresojnë se një mandat i dytë i Trump do të risjellë “në shtëpi” një pjesë të mirë të industrive të delokalizuara në Kinë e kështu do të mund të hapen shumë vende pune. 

Në krahun e majtë, kush mbështet të ashtuquajturit “progresistë”, të majtën ekstreme të Bernie Sanders dhe të  Elizabeth Warren, vështirë se mund të votojë për Biden, i gjykuar tashmë gjerësisht si i korruptuar me financën e lartë nga kjo rrymë politike. Të rinjtë amerikanë, normalisht janë pak të angazhuar në politikën direkte. Ata shohin kush me vepra e jo me fjalë u ofron perspektivë pune dhe biznesi. Ndaj heshtja e tyre në këtë fushatë do të thotë se, në rastin më të keq, nuk do të votojnë e, në rastin më të mirë, do të votojnë për Trump. 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara