Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

 

Paraditen e së mërkurës u zhvillua konferenca “online” me temë “Urat e partneritetit dhe mundësitë për promovimin e tregtisë në fushën e bujqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës”. Në fjalën e hapjes, ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding, theksoi se bazuar në parimin tradicional të miqësisë bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis dy vendeve tona po thellohet. “Kina mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Ambasada jonë ka punuar me zell në lehtësimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve midis nesh. Ne kemi shënuar progres por ka ende një potencial të madh që duhet të shfrytëzohet, veçanërisht në tregtimin e produkteve bujqësore”, -tha ambasadori Zhou. Ndër të tjera ambasadori Zhou Ding vuri në dukje se pavarësisht pandemisë importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore shqiptare në Kinë vazhdoi të rritet.

 

 

Drejtori i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Bujqësi, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pjerin Shoshi tha se Kina është një ndër ekonomitë më të fuqishme të botës dhe një partner i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë.

 

Në fjalën e saj, drejtorja e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u ndal te prodhimet bujqësore dhe ushqimore shqiptare që pëlqehen nga konsumatori kinez, duke veçuar mjaltin. Ajo vuri në dukje ndihmën që u jepet fermerëve shqiptarë për të sjellë në treg prodhime sa më cilësore.

 

Përfaqësuesja e palës kineze Chen Lizhen i njohu të pranishmit me arritjet e ekonomisë kineze të vitit të fundit, duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh ekonomiko-tregtar. Ajo bëri thirrje për shtimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

 

 

Sekretarja e përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Albana Laknori theksoi se Shqipëria duhet të krijojë një klimë të mirë për investimet kineze. Ajo tha se pritet që në të ardhmen Shqipëria të zgjerojë gamën e eksportit të prodhimeve agro-ushqimore, si mjalti dhe mishi, drejt Kinës.

 

Në përfundim të veprimtarisë, kompanitë shqiptare, të mjaltit “Morava” dhe bulmeteve “Lufra”, i njohën të pranishmit me prodhimet e tyre, duke shprehur interesimin për gjetjen e partnerëve tregtarë nga Kina. Nuk munguan as prezantimet e kompanive kineze të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore. Konferenca u organizua nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe Zyra e Tregtisë e Bashkisë Ningbo. CRI

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara