Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Ekspertia e turizimt Active Albania, Blerina Ago këtë të mërkurë në një intervistë për Abc News është shprehur se në këtë situatë të krijuar në pandemia së fundmi dhe nga tërmeti në muajt e fundit të vitit të kaluar është e rëndësishme që një vëmendje të madhe ti kushtojmë turizmit aktivë.

 

Berina  në rrjetet sociale ka postuar një video të promovimit  të Shqipërisë dhe Kosovës si një treg i përbashkët për turizmin e vendeve të bukura natyrore.

 

Ndër të tjera ekspertja e turizmit është shprehur se mendon se këtë krizë duket ta kthejmë në një mundësi dhe nëse Shqipëria dhe Kosova janë një destinacion i panjohur tu themi botës se ne nuk jemi një destinacion i madh frekuentimi turistësh, por këtu gjen male të thepisura një turizëm aventure dhe eksperience.

 

Shqipëria dhe Kosova sipas saj janë vende të vogla dhe në mungesë të kapaciteteve përballuese për turizmin masiv ndaj ky lloj turizmi do të ishte një përgjigje pozitive pas krizës së koronavirusit.

 

“Unë mendoj se i kemi të gjithë mundësitë dhe kapacitetet për të pritur turistët e aventurës të cilët nuk është se kërkojnë luks. Sipas një raporti të Bankës Botërore, 30 mije vizitorë të aventurës kanë qenë vitin që kaloi në Shqipëri që qëndrojnë më shumë se 7 ditë në vendin që eksplorojnë dhe unë do të isha e kënaqur nëse do të arrinim që ta treshifronim, dhe të sillnim sa më shumë të ardhura për njerëzit nëpër zona rurale”, tha ajo.

 

Gjithashtu ajo është shprehur se turizmi i aventurës ka një kuotë të lartë shpenzimi ditor dhe pse nuk kërkon kushte luksi siç mund të ndodhë në një turist masiv.

 

“Nëse një tursisti masiv për qëndrimin në ambientet e një hoteli luksoz i duhen 30- 35 euro, një tursist aventurier kuotën ditore e ka 200 dollarë, pasi ka dëshirë të bëjë eksperienca. Mendoj se për vende si Shqipëria dhe Kosova që nuk janë vende me sipërfaqe të mëdha duhet të tregohemi pak të zgjuar dhe të kujdesshëm që të kërkojmë turistë të vlerës së lartë, por me volum të ulët, pasi kështu ne do të ruajmë trashëgiminë tonë natyrore dhe atë kulturore, por duhet të mendojmë dhe impaktin negativ që mund të ketë një turizëm pasiv në vende tona, ndaj mendoj se një ofertë turistike me vlerë të lartë dhe volum të ulët është një zgjedhje e duhur”,  është shprehur ekspertja e turizmit Blerina Ago. abcnews

 

 

22 prill 2020

 

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara