Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Presidenti Erdogan dëshiron ta shndërrojë monumentin me famë botërore Hagia Sofia në Stamboll në xhami. Ai do të fitojë pikë tek votuesit turq, por për planet e tij ka dhe mjaft kundërshtime të forta.

 

Hagia Sofia nuk është vetëm monumenti më i njohur turistik i Stambollit, por edhe një atraksion turistik i gjithë Turqisë. Kupola e madhe dhe afresket tërheqin çdo vit miliona vizitorë dhe i kanë dhënë ndërtesës statusin e një monumenti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

 

Por Hagia Sofia është më shumë se një kryevepër arkitektonike – dhe ka qenë gjithmonë një simbol politik. Ndërtesa monumentale u ngrit në shekullin e gjashtë pas Krishtit nga perandori bizantin Justinian.

 

 

Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltan Mehmeti II e shndërroi shpejt kishën në xhami. Edhe themeluesi i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturku, e përdori kishën për një akt me rëndësi të madhe simbolike: në vitin 1935, ai e ktheu Hagia Sofinë në muze. Turqia moderne është një vend laik, ky qe mesazhi i asaj kohe.

 

Tani Presidenti aktual turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron ta përdorë në mënyrë simbolike ndërtesën në lagjen Fatih të Stambollit. Për shumë prej votuesve të tij nacionalistë-islamikë, Hagia Sofia është simbol i pushtimit të Kostandinopojës së krishterë nga osmanët dhe i epërsisë së botës islamike.

 

 

Vendim përçarës

 

Presidenti turk dhe kreu i partisë në pushtet AKP tani po bën gjithçka për të prapësuar vendimin e Ataturkut. Hagia Sofia do të vihet përsëri në dispozicion për shërbime fetare islamike. Në Turqi ka pasur diskutime të përsëritura për shndërrimin e Hagia Sofisë në xhami – por kësaj radhe planet po marrin një formë të qartë: Gjykata e Lartë Administrative shqyrtoi këtë të enjte nëse dekreti i Ataturkut, me të cilin Hagia Sofia u shndërrua në muze në vitet 1930, është ende i ligjshëm. Vendimi pritet pas 15 ditësh.

 

Përpjekje e Erdoganit për ta kthyer Hagia Sofinë nga muze në xhami mund të hapte llogore të reja në shoqërinë turke. Patriarku Bartholomaios i Kostandinopojës, kreu i Kishës Ortodokse, u shpreh rreptësisht kundër shndërrimit të Hagia Sofisë në xhami. Hagia është një nga monumentet më të rëndësishëm të civilizimit njerëzor dhe u përket jo vetëm pronarëve të tij të drejtpërdrejtë, por “të gjithë njerëzimit”, tha patriarku gjatë një shërbimi fetar në Stamboll

 

 

 

Nuk ka asnjë justifikim fetar

 

Edhe bota akademike është e shqetësuar për transformimin e mundshëm të muzeut. “Ndërtesa u ka shërbyer dy feve botërore për 1500 vjet pa pasur nevojë të ndryshojë rrënjësisht arkitekturën e saj,” thotë historiani Edhem Eldem nga Universiteti Bogazici i Stambollit. “Në të gjithë botën ka vetëm një numër të vogël kësi lloje ndërtesash. Dhe ne duhet t’i mbrojmë ato”. Hagia Sofia është simbol i një trashëgimie të përbashkët, universale njerëzore. “A duam ta izolojmë dhe ta fshehim këtë trashëgimi – apo më mirë t’ia prezantojmë atë gjithë botës?”, pyet Eldem.

 

Edhe teologu Ihsan Eliaçık mendon në mënyrë të ngjashme. Për të nuk ka asnjë arsyetim apo justikim fetar për një hap të tillë. Në Kuran nuk ka vend për të arritur “një të drejtë përmes shpatës”. “Përvetësimi me dhunë i monumenteve kulturore është i ndaluar”. Hagia Sofia është një simbol i paqes midis botës islamike dhe asaj të krishterë, thotë Eliacik.

 

Tani të gjithë presin vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative. dw

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara