Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

 

“Në drejtim të lejeve të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes këtë vit filluam edhe shitjet jashtë vendit. Kemi eksportuar në Shqipëri dhe Katar”, tha koordinatori Bekir Yalçın.

 

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e Armatosura Turke (TSK) ka filluar t’i eksportojë në Shqipëri dhe Katar.

 

Kompania “Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri AŞ” (Sistemet e Mbrojtjes së Teknologjive Kombëtare të Luftimit) që si rezultat i inspektimeve të Ministrisë turke të Mbrojtjes posedon një lloj certifikate të sigurisë të NATO-s, 25 vite zhvillon punime të modelimit të armëve anti-dron.

 

Koordinatori i Hulumtimit dhe Zhvillimit të kompanisë, Bekir Yalçın, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se janë një kompani që prodhojnë jammer (bllokues valësh), ndërsa pas kërkesës së TSK-së kanë filluar prodhimin e armëve anti-dron për të luftuar kundër rreziqeve si tregtia e drogës, sulmet terroriste, spiunazh.

 

Yalçın produktin “IHAMAX” e konsideron si një armë të zhvilluar kundër dronëve kërcënues. “Ka tipare shumë më të larta se sa produktet ekuivalente. Është një aparat i rëndë mesatarisht 3-4 kilogramë, mund të bartet nga një person. Produktet ekuivalente barten nga më shumë se një person. Bateria e lëvizshme dhe e ndryshueshme e bën pajisjen tonë superiore”, u shpreh ai.

 

Duke iu referuar faktit se pajisja ofron mbrojtje lineare dhe rrethore, Yalçın tha se në rast të sulmit me dron personi përgjegjës duke e drejtuar pajisjen kundër dronit, mund ta çaktivizojë atë.

 

Ai tha se IHAMAX ofron zgjidhje efektive ndaj sulmeve me dronë që do të bëhet në mënyrë tufash me mbrojtjen rrethore. Më tej ai shton se pas intervenimit të IHAMAX në varësi prej veçorive të dronit, ai mund të mbetet në ajër deri sa t’i përfundojë bateria ose të “kthehet në shtëpi” nëse e ka të aktivizuar këtë opsion.

 

 

Pajisja është vepër 100 për qind e inxhinierëve turq

 

Yalçın gjithashtu tregoi se pajisja në varësi të kushteve gjeografike dhe lidhjes mes qendrës komanduese dhe dronit është efektive në një distancë prej 2 kilometrash, koha e punës së pajisjes është 60 deri në 80 minuta si dhe deri në 30 ditë mund të qëndrojë në “stand by”.

 

Ai theksoi se pajisja është vendase dhe kombëtare, duke shtuar se të gjithë pjesët i kanë dizajnuar si ekip.

 

 

Eksporti i parë në Shqipëri dhe Katar

 

Yalçın potencoi se që dy vite pajisjen e kanë ofruar në përdorimin e TSK-së dhe disa institucione dhe organizata private që duhet të mbrohen.

 

“Në drejtim të lejeve të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes këtë vit filluam edhe shitjet jashtë vendit. Kemi eksportuar në Shqipëri dhe Katar. Jemi në bisedime edhe me shtete tjera. Ka rritje në kërkesa në varësi me ngjarjet shoqërore dhe aktuale”, theksoi Yalçın.

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara