Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Turqia po i ofron shtetësinë pjestarëve të Hamasit në mënyrë që ata të ndërmarrin sulme nga territori turk si ndaj Izraelit, ashtu edhe ndaj vendeve të tjerë të botës, referon e përditshmja angleze The Telegraph.

Burime anonime i kanë ofruar kësaj gazete dokumenta që demonstrojnë se të paktën 12 persona, anëtarë të Hamasit, kanë marrë së fundmi shtetësinë turke dhe numrin ID me njëmbëdhjetë shifra të Turqisë.

Përpos atyre që tashmë u është dhënë shtetësia dhe pasaporta turke, në territorin e Turqisë ndodhen një sërë anëtarësh të organizatës terroriste të cilët jetojnë atje me pseudonime false turke.

SHBA, Britania e Madhe dhe një sërë shtetesh të tjerë e kanë rreshtuar Hamasin në vendet e parë të organizatave terroriste, ndërsa Turqia e Erdoganit, edhe pse është një vend anëtar i NATO-s, e quan këtë grup një lëvizje politike legjitime së cilës i furnizon asistencë, strehë e ndoshta edhe armë.

“Këta nuk janë ushtarë të këmbësorisë, por agjentët operativë më të vjetër të Hamasit, jashtë Rripit të Gazës. Po mbledhin fonde dhe po marrin instruktime për të kryer sulme”, i thotë burimi anonim gazetës i cili shton se “qeveria turke i ka pajisur me pasaporta të vetat në mënyrë që ata të mund të udhëtojnë normalisht edhe në vende të tjerë”.

Pajisja me pasaportë turke i bën të mundur pjestarëve të Hamasit të udhëtojnë pa viza në shumë vende dhe për të fshehur faktin se ata janë palestinezë që i përkasin një organizate terroriste, e cila në programin e vet ka një sërë sulmesh ndaj civilëve izraelianë dhe hebrej kudo në botë.

Akuzave të drejtpërdrejta të gazetës The Telegraph qeveria turke refuzoi t’i përgjigjej. Po ashtu Hamas mohon faktin se pjestarë të kësaj organizate ndodhen dhe operojnë nga një territor tjetër përveç Gazës. Por të vërtetën e nxjerr në shesh edhe Departamenti Amerikan i Thesarit i cili vitin e shkuar deklaroi se ka sanksionuar një listë të tërë drejtuesish të organizatave të ndryshme terroriste, midis të cilëve edhe pjestarë të Hamasit me qëndrim në Turqi, nën bekimin e drejtpërdrejtë të liderit turk Recep Tayip Erdogan. Është tashmë një fakt i njohur se Hamas ka një qëndër drejtuese në Turqi e cila përqëndrohet në formimin ushtarak të terroristëve dhe është e strukturuar me divizione të veçantë për reklutimin, stërvitjen dhe sigurimin e fondeve.

Zbulimi i faktit se Turqia i ofron shtetësinë e saj terroristëve të Hamasit arrin pas hetimeve që The Telegraph ka kryer më parë mbi strehimin që ky vend i bën atyre eksponentëve të kësaj organizate terroriste që po planifikojnë sulme nëpërmjet Stambollit, midis të cilëve vrasjen e kryebashkiakut të Jerusalemit.  Lideri i Hamasit, kësaj organizate terroriste,  ka shkuar më parë në Turqi nëpërmjet Egjiptit  dhe  u prit drejtpërdrejtë nga Erdogan, Presidenti aktual i Republikës Turke.

Një fakt tjetër me interes është ai se të 12 anëtarët e Hamasit të strehuar e të pajisur me pasaporta në Turqi, bënin pjesë në grupin e terroristëve që vuanin dënimin  në burgjet izraeliane,  për atentatet e kryera në Izrael e që u lanë të lirë në këmbim të Gilad Shalit ushtarit izraelian të marrë peng nga Hamasi. Një ndër kushtet për lirimin e tyre ishte pikërisht ai i mos angazhimit të tyre të mëtejshëm në aktivitete terroristike.

Mbështetja që Turqia e Erdoganit vazhdon t’i japë grupit terrorist të Hamasit si dhe komentet e hapur antisemitë të Presidentit turk Erdogan kanë vënë në provë marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë  dhe Izraelit.  Për presidentin turk nuk është kriza ekonomike e rëndë dhe rënia drastike e lirës turke shqetësimi kryesor, por ai se si t’i krijojë probleme Izraelit duke përdorur terroristët e Hamasit.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara